• Tirane, ofroj vend pune Operator i Impjantit te Ujrave te Shkarkimit

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Kimist
Gjuha
Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani leader në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.
Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.

CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e mëposhtëm:

Operator i Impjantit te Ujrave te Shkarkimit


Qëllimi i punës
:

Përgjegjësia e këtij pozicioni është të operojë dhe monitorojë procesin e trajtimit të ujërave të shkarkimit në përputhje me specifikat e CCBS, TCCC dhe ato vendore, standardet dhe rregulloret. Në mënyrë më specifike:

Përgjegjësitë kryesore:

• Të marrë përgjegjësi te plotë të procesit të trajtimit të ujërave të zeza.
• Kryen testimin periodik të cilësisë së ujit në bazë të procedurave dhe për të siguruar se parametrat e kërkuara nga kompania mbahen sic duhet.
• Të marrë pjesë ose të kryeje edhe projekte ose detyra të tjera të caktuara brenda ekspertizës apo aftësive sic i caktohen nga eproret.
• Siguron higjenen, pastertin dhe rregulin ne hapesirat e punes.
• Siguron zbatimin korrekt të normave ligjeve mjedisore dhe sigurimit teknik.

Aftësitë dhe kualifikimet:

• Diplomuar me diplomë Bachelor në disiplinen e Ambjentit ose Biologji.
• Aftesi organizative te larta me aftësinë për të përshtatur shpejt për të ndryshuar.
• Te kete vetë-iniciativë.
• Komunikues i mirë.
• Përdorimi i Microsoft Office, duke përfshirë; Word, Excel dhe Outlook.
• Njohja e të paktën anglisht / italisht përveç gjuhës amtare shqipe.



Të interesuarit duhet të dërgojnë një kërkese për punësim ku të specifikohet kërkesa për pozicionin e punës dhe një kopje të CV në adresën e-mail: hr@cocacola.al brenda datës 16 Tetor 2019.

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabart
 


Apply WhatsApp
Back
Top