• Drejtor Shitjesh - FMCG

Shqiperi
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim strategjik | Drejtues
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Në emër të klientit tonë, një kompani shqiptare e mirënjohur FMCG, jemi në kërkim të një Drejtori Shitjesh.

Përgjegjësitë:


  • Zhvillimi i strategjive konkurruese dhe procedurave në funksion të objektivave të biznesit
  • Maksimizimi i volumeve të shitjes dhe përfitueshmërisë së markës
  • Menaxhimi i ekipit dhe caktimi i objektivave cilësorë dhe sasiorë
  • Komunikimi dhe zbatimi i iniciativave, politikave dhe standardeve të kompanisë
  • Mirëmbajtja e kontakteve dhe marrëdhënieve me klientët e nivelit të lartë
  • Zhvillimi i marrëdhënieve efektive me personelin kyc, shpërndarësit dhe bashkëpunëtorët
  • Komunikimi i informacionit dhe nevojave të klientit me menaxhmentin e lartë

Kërkesat:


  • 5+ vite përvojë në shitje, (eksperienca në FMCG përbën avantazh)
  • Njohuri shumë të mira të tregut FMCG në Shqipëri
  • Diplomë universitare në Biznes, Marketing apo shkenca të tjera ekonomike
  • Njohuri të mira financiare, kapacitet për të buxhetuar dhe për të krijuar parashikime të sakta
  • Njohuri shumë të mira të strategjive komerciale që lidhen me shitjen dhe/ose me marketingun
  • Aftësi analitike, aftësi parashikuese dhe organizative
  • Aftësi për të punuar në mënyrë autonome dhe rezistencë ndaj stresit

Klienti ofron nje pakete kompensimi te bazuar ne performance, si dhe makine te pa branduar me perdorim pa limit.

Nëse jeni të interesuar të aplikoni për këtë pozicion, ju lutemi dërgoni CV-ne tuaj, duke iu referuar Pozicionit të Punës, në: jobs@aims.al brenda datës 20 Shtator 2019

Te gjitha aplikimet do te trajtohen me konfidencialitet maksimal. Do ishim te lumtur te intervistonim kandidatet qe plotesojne kriteret e kerkuara nga klienti yne.

WE FIND&GROW YOUR LEADERS

 


Apply
Back
Top