• Shoqëria "ALUFLOR" sh.p.k, ofron Internship Jurist/e

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Jura | Drejtesi
Gjuha
INTERNSHIP JURIST/E


ALUFLOR mundëson ndërtimin e fasadave të teknologjisë së lartë, dritareve dhe dyerve duke përdorur sisteme të profileve të aluminit,
pajisje të përpunimit, aksesorëve dhe ekspertizë teknike të cilësisë më të lartë.
Për më tepër ALUFLOR ka vendosur standarde të larta teknologjike në industrinë e ndërtimit.
Përfitimi funksional i markës qëndron në zgjidhjet më të mira teknike.


Edukimi, Kualifikimet dhe Eksperienca e kërkuar:

Të interesuarit duhet:

  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë, në Drejtësi.
  • Të njohë shumë mirë legjislacionin Shqiptar e veçanerisht të Drejtës Civile të Procedures Civile, Tregtare, Administrative, Kodit te Punes, Prokurimit Publik etj.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe organizuese;
  • Njohje shumë e mirë e paketës Microsoft Office (Word, Excel, Power Point, etj.)Aftësi shumë të mira komunikimiAftësi për të punuar në grup
  • Te jete e shkathet, energjike, serioze, me integritet te larte.
Duhet t'i përmbahet këtyre rregullave:
-Të kenë përkushtim maksimal gjatë orarit të punës .
-Të jenë të komunikueshëm me kolegët dhe të gatshëm në çdo kohë të japin ndihmën e tyre për nevojat e kompanisë.
-Të karakterizohen nga ndershmëria,integriteti dhe korrektësia
-Të kenë aftësi organizative, kreative dhe të ofroje ide të reja.
-Të ecin me të njëjtin hap me qëllimet dhe synimet e kompanisë
-Të ruajnë konfidencialitetin

Disa nga Detyrat Kryesore:

· Përfaqësimin e shoqërisë pranë institucioneve administrative dhe ndjekja e procedurave ligjore, ankimimeve për çështje të caktuara ligjore të veprimtarisë së shoqërisë;
· Harton kontrata dhe marreveshje të ndryshme që lidh kompania me klientët, furnitorët dhe punonjësit e saj;
· Menaxhon dhe ndjek proçedurat ligjore të kompanisë;
· Përfaqëson shoqërinë në çështje të ndryshme gjyqësore;
· Harton çdo akt tjeter të nevojshem që i kërkohet nga shoqëria;
· Arkivon dhe protokollon të gjithë dokumentacionin ligjor.




  • Aplikimi me CV dhe foto (format pasaporte) është i detyrueshëm dhe percaktimi i pozicionit per te cilin aplikon ne "subject" te e-mailit.

    Preferohen kandidate qe nuk jane duke ndjekur studimet e larta apo studimet master dhe jane te gatshme te angazhonen full time.

    Ne perfundim te internshipit dhe ne rast te performances se mire te kandidatit, do te ofrohet punesimi me page i kandidatit.


    Te interesuarit te dergojne CV-ne ne adresen e email-it: recruit@aluflor.com
    Adresa: Rr "Xhanfize Keko", Ish-Profarma, Porcelan, Tirane.
 


Apply
Back
Top