• Tirane, ofroj vend pune Specialist Middle Office, Sektori ALM

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Objektivat Paresore

Objektivi kryesor është të veprojë si një ndërmjetës i pavarur midis ALM dhe Thesarit. Ky pozicion ka si objektiv llogaritjen ditore te fitim/humbjes te vepriemeve te thesarit, zbatimin e metodologjive të grupit në lidhje me vlerësimin e Treasury/ALM deals, llogaritjen e pozicioneve të hapura FX dhe dhënien e urdhrave per pjesen e FX në tryezën tregtare te FX duke analizuar përputhshmërinë e tregut të transaksioneve, të ekzekutuara nga tregtarët e thesarit, duke përdorur modulin e konformitetit të tregut në sistemin Kondor +. Përveç kësaj, Middle Office është përgjegjës për raportimin e përditshëm në Bankën e Shqipërisë lidhur me transaksionet e Tregut të Parave dhe FX si dhe normat e përditshme të tregut që raportojnë në Back office. Ky pozicion do të veprojë si pika kryesore e kontaktit për të gjithë aktorët në lidhje me mbështetjen e sistemit Kondor +.

Rolet Kyçe & pergjegjesite

1. Llogaritjen ditore te fitimit/humbjes së thesarit.
2. Buxhetimi, planifikimi dhe parashikimi i të ardhurave dhe / ose kostove të Thesarit.
3. Fair value valuations te Treasury/ALM deals
4. Sigurimi I vleresimeve Fair value per qellim te kontabilitetit
5. Llogaritja e pozicionit të hapur FX.
6. Dhënia e “FX orders” rreth pozicionit të hapur valutor në tavolinë tregtare FX.
7. Inputet statike të të dhënave (palët, obligacionet, marzhet)
8. Perdorimi i Modulit të Konformitetit të Tregut për pozicionet/transaksionet e Thesarit dhe ALM.
9. Monitorimi i të dhënave të tregut (p.sh. kostoja e normave të mbartura, kontrollet e kurbës së yield-it). Shpërndarja ditore e normave të tregut në back office.
10. Rikoncilimi I transaksioneve hedhur ne core system me transaksionet hedhur ne Kondor+ .
11. Përgatitja e materialit per prezantimin e ALCO-s ne rastet kur ka patur shkeljet e komformitetit te tregut.
12. Llogaritja dhe monitorimi i kërkesave për kapital në librin e tregtimit.
13. Raportimi ditor i Bankës së Shqipërisë për transaksionet e Tregut të parase dhe të FX.
14. Fuksion mbeshtetes per Kondor+
15. Detyra te tjera Ad-hoc ne lidhje me ALM&MO


Aftesite e kerkuara


  • Diplome ne Finance, Economics ose ne fusha te tjera te ngjashme
  • Minimumi 2 vite eksperince ne fusha te ngjashme
  • Njohuri të mira në treg persa i perket të normave te interesit, yield-et dhe koncepteve te vlerësimit te pozicioneve.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe organizative.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur.
  • Njohuri te mira te gjuhës angleze
  • Njohuri te mira në Excel, Word, PowerPoint.
  • Përvoja në përdorimive te softuereve të thesarit eshte nje plus i madh (Reuters, Bloomberg, Kondor + etj).



Afati i fundit i aplikimeve: 30 Korrik 2019
Vetem kandidatet qe plotesojne kushtet do te kontaktohen.

Te interesuarit te aplikojne ne faqen zyrtare te Internetit te Bankes OTP Albania: https://otpbank.al/

ose te aksesojne linkun:
https://otpbank.al/uncategorized-sq/specialist-middle-office-sektori-alm/
 


Apply
Back
Top