• Tirane, ofroj vend pune Specialist i Njësisë së Marrëdhënieve me Klientin

Qëllimi i punës:

Inicion hartimin, zhvillimin, implementimin dhe monitorimin e strategjisë së zhvillimit të marrëdhënieve me klientët të të gjithë segmenteve që u shërben kompania. Propozon produkte dhe shërbime cilësore të reja ose duke modifikuar ato ekzistueset, në mënyrë që të plotësojë nevojat e segmenteve të ndryshme të tregut dhe të maksimizojë përfitueshmërinë.

Përgjegjësitë Kryesore:


  1. Kryen analiza të nevojave të klientëve dhe vlerësime të konkurrencës, studim të tregut për të mbështetur zhvillimin e produkteve të reja;
  2. Monitoron nga afër indikatorët kyç të performancës së produkteve dhe shërbimeve, nëpërmjet raporteve duke ndërmarrë veprime korrigjuese kur është e nevojshme;
  3. Monitoron ecurinë e strategjive të caktuara (shitjet, koston, përfitueshmërinë) krahason rezultatet me zhvillimet e tregut vendas dhe konkurrencës;
  4. Monitoron, mbledh dhe përpunon të dhënat bazë lidhur me portofolin e klientëve, performancën e tyre;
  5. Merr pjesë në zhvillimin e kanaleve të shitjes për produkte dhe shërbime, duke ndërtuar lidhje të ngushta dhe produktive me degët dhe palët e treta;
  6. Zhvillon vizita në degë për të siguruar se stafi zotëron nivelin e duhur të njohurive mbi menaxhimin e marrëdhënieve sa me cilësore dhe afatgjata me klientët si dhe kupton nevojat që ka tregu për periudha të caktuara;
  7. Identifikon fusha për përmirësime, propozon, dhe pas aprovimit zbaton rregullore të brendshme (proçedura, udhëzime në punë, instruksione) brenda fushës së kompetencës;
  8. Angazhohet maksimalisht në projekte brenda Njësisë CRM dhe kryen detyrat e caktuara/që rrjedhin nga menaxhimi i këtyre projekteve.

Kërkesat për pozicionin:


  1. Diplomë universitare preferueshëm në Ekonomi, Administrim Biznesi ose të tjera të lidhura me fushën;
  2. Minimumi 3 vite eksperiencë në një pozicion lidhur me zhvillimin e produkteve & shitjet dhe raportimeve në fushën e biznesit;
  3. Aftësi për të ndërtuar marrëdhënie të forta;
  4. Aftësi të shkëlqyera organizative & manaxhimit të kohës;
  5. Aftësi trajnuese të shkëlqyera;
  6. Njohuri të avancuara të produkteve të kredisë;
  7. Aftësi të shkëlqyera shkrimi dhe komunikimi.

Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj duke plotësuar aplikimin online në: https://noafin.al/jobs.
Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës deri në datë 12 Korrik 2019.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.
 
Back
Top