• Tirane, ofroj vend pune Brand Manager

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
6 Yzberisht | Misto Mame
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania Everest I.E operon prej 24 vitesh ne treg me prodhim te ambalazheve plastike dhe me sistem distribucioni te organizuar ne mbare vendin.
EVEREST I.E eshte nder te tjera distributor ekskluziv per Shqiperine per produktet “Fara dhe Fruta te Thata” TADIM.
Per kete grup produktesh shpallim vakant pozicionin Brand Manager:

Detyrat kryesore :

1. Planifikim




· Perpilon porosite me produkte tek furnitoret duke monitoruar stokun/shitje ne raport me jetegjatesine e produktit
· Ndjek statusin e porosise ne sistemin e furnitorit perkates duke perllogaritur logjistiken e furnizimit krahasuar me nevojat qe ka tregu per produkt ne menyre qe te siguroje stok te mjaftueshem per te mbuluar kerkesat e tregut
· Nderton planet vjetore sezonale,mujore dhe ndjek performancen e secilit brand
· Njeh mire gamen e produkteve qe mbulon dhe specifikimet e tyre.
· Ndjek dhe analizon ne menyre aktive shitjen e produkteve ne te gjitha kanalet e shitjes te kompanise


2. Organizim



· Krijon oferta te ndryshme ne produkt me qellim rritjen e shitjes se produktit , uljen e sasive te produktit qe rriskon nga jetegjatesia apo promovimin e produktit ne konsumator me qellim prezantimin e tij
· Krijon strategjite per lancimin ne treg te produkteve te reja
· Krijon evente , lotari ,degustime ne markete apo rrjete marketesh
· Krijon marrveshje me rrjetet e marketeve per pozicionime te ndryshme te shtrira ne muaj , 3 mujore apo vjetore
· Negocion,mundeson lidhjen e kontratave me marketet , rrjetet e marketeve ne suport te grupit te shitjes



3. Rekrutim




· Rekruton personlin , agjent shitje,pre-seller,key account ,merchandise,delivery
· Zhvillon/abdeton stafin e shitjes me politikat e reja te produktit
· Zhvillon/abdeton stafin me cilesite/karakteristikat e shtuara te produkteve
· Identifikon/zhvillon individe ne personel qe kane kapacitet per te zhvilluar pergjegjesi


4. Udheheqje/Motivim




· Krijon sinergji me forcen shitese ne menyre qe te mbeshtese ata me programe, promocione te ndryshme sipas nevojes ne menyre qe te arrihen objektivat
· Udheheq grupin e shitjes ne zbatimin nen per nen te politikes tregetare
· Motivon grupin e shitjes me ane te organizimeve festive pas cdo objektivi te arritur/tejkaluar


5. Kontroll




· Monitoron levizjet e konkurenteve ne treg ne oferta,kataloge,evenimente,llotari te ndryshme qe mund te organizojne
· Monitoron mjetet promocionale qe perdorin konkurentet reklama ne media vizive/shkruar,reklama ne rrjetet sociale,reklama outdoor te ndryshme
· Monitoron pozicionet e konkurenteve ne markete dhe rrjete marketesh
· Monitoron pozicionimet e produkteve ne markete,rrjete marketesh te implementuara nga grupi I shitjes ne baze te strategjise se hartuar nga brand manager


6. Raporton/pasqyron




· Harton raporte per furnitoret duke pasqyruar punen qe ka realizoar kompania ne distribucionin e produkteve ne tregun Shqipetar
· Harton raporte mbi klientet ekzistues dhe target/klientet e pritshem
· Harton raporte mbi aktualitetin e shperndarjes se produkteve ne treg si dhe pritshmerite ne te ardhmen
· Harton plane marketingu per furnitoret me objektiv rritjen e shitjeve


Njohje dhe aftesi :




· Njohje shume te mire te terrenit
· Njohje shume e mire e paketes Microsoft office
· Aftesi shume te mira negociuese, artikuluese, fleksibel ne marredhenie me njerezit,aftesi te punes ne grup
· Aftesi shume te mira ne menaxhimin e kohes

Aftesi shume te mira bashkepunuese,me fokus ne performancen dhe i orientuar drejt rezultateve







Profili :




· Diplome universitare ,universiteti ekonomik ,dega Administrim biznes ose Marketing
· Njohes shume I mire I gjuhes Anglese ( shkrim, te folur )
· Eksperience 3 – 5 vite ne kete fushe
· Leje drejtimi automjeti me rekorde te pastra,kategoria B


Dokumentacioni qe kerkohet nga aplikantet :




· Curriculum Vitea me foto te aplikantit
· Fotokopje te diplomes universitare
· Leter reference nga punedhenesit e meparshem
· Fotokopje te mbrojtjes se gjuhes anglese nese disponojne
· Fotokopje te trajnimeve te ndryshme perben avantazh


Te interesuarit te dergojne CV : burimenjerezore@everestie.com

Njoftojme qe vetem personat e perzgjedhur do te njoftohen per interviste
 


Apply WhatsApp
Back
Top