• Te Stela Resort kërkon të punësojë Ndihmes Kuzhinier

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Kuzhinier/e & ndihmes
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Te Stela Resort" kërkon të punësojë:

" Ndihmës Kuzhinier"


Detyrat dhe Përgjegjësitë


  1. Ndihmon kuzhinierët në kryerjen e pregatitjeve paraprake për ushqimet.
  2. Gatuan artikujt e menusë në bashkëpunim me pjesën tjetër të stafit.
  3. Përgatit pjatat sipas specifikimeve të kërkuara nga kuzhinieri.
  4. Mban përgjegjësi për zbatimin në sasinë, kohën e duhur të punës
  5. Mban pastër uniformën e punës.
  6. Respekton normativat e konsumimit të produkteve dhe të materialeve të tjera të konsumit të vendosura nga shoqëria.
  7. Mban përgjegjësi materiale për paisjet dhe mjetet e punes qe ka në ngarkim.
  8. Njeh dhe zbaton Rregulloren e Përgjithshme të Shoqërise si dhe udhëzimet, vendimet dhe urdhërat që rrjedhin nga kjo Rregullore.
  9. Respekton rregullat e edukatës dhe të mirësjelljes në komunikim me punonjësit dhe me klientët.
  10. Respekton kushtet higjeno-sanitare dhe zbaton rregullat dhe proçedurat e HACCP-së

Kualifikimet dhe Kërkesat

1. Të ketë eksperiencë pune mbi 1 vit si kuzhinier
2. Të ketë përfunduar Arsimin Profesional për kuzhinë
3. Të jetë i rregult dhe i përgjegjshëm në punë
4. Të jetë i disponueshmëm për të punuar me turne.

* Transporti është i garantuar nga kompania

Personat e interesuar mund të dërgojnë cv-të e tyre në adresat e mëposhtme:


E-mail: burimenjerëzore@testela.al
Tel: 0684034463
Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, Km7, Mëzez, Kashar, Tiranë
 


Apply WhatsApp
Back
Top