• Arketar/e

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
SD_INVEST_Cover.jpg


“S&D Invest” është një nga kompanitë e mirënjohura në fushën e manaxhimit dhe administrimit të pronës së përbashkët. Themeluar që në vitin 2008 S&D Invest menaxhon rezidencat dhe resortet turistike duke zhvilluar ambjente funksionale, të sigurta, të pastërta, të gjelbërta etj, të cilat ndikojnë në cilësinë e jetëses në komunitet.

Kompania po kërkon për punonjës në pozicionin:
ARKETAR/E

Detyrat dhe Përgjegjësitë


  • Kontrollon hartimin e faturave, llogarive apo marrjen e pagesave përkatëse.
  • Garanton që çmimet e mallrave dhe shërbimeve që ofrohen të jenë të sakta.
  • Sigurohet që konsumatorët të marrin shërbim të shpejtë dhe cilësor.
  • Realizon raporte ditore, mujore, vjetore të punës së kryer në njësinë e vet të shërbimit sipas rregullave dhe procedurave.
  • Jep informacione shtesë lidhur me shërbimet e ndryshme që kryhen kompania.
  • Bashkëpunon me strukturat e tjera të kompanisë për marrjen e informacioneve të sakta të produkteve dhe shërbimeve që do të arketojë.
  • Raporton te Drejtori Financës.

Kualifikimet dhe Aftësitë


  • Të ketë Diplomë Universitare në Shkencat Ekonomike apo në ndonjë Fakultet tjetër të ngjashëm.
  • Të ketë mbi 2 vite përvojë pune në këtë pozicion.
  • Të ketë njohuri shumë të programit “Alpha Bussines’’.
  • Të zotrojë “Paketën Office’’
  • Të ketë aftësi të mira planifikuese, organizuese dhe komunikuese.

Aplikantët e interesuar mund të
dërgojnë CV-të e tyre deri më datë 30.03.2021 në adresën email:
hr@kodraediellit.com

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top