• Tirane, ofroj vend pune Specialist IT, Njësia e Infrastrukturës IT

Qëllimi i punës:
Administron TIK lidhur me nivelet e sigurisë së rrjetit kompjuterik dhe shërbimeve të ofruara nga Teknologjia e Informacionit, duke siguruar qëndrueshmëri, stabilitet të shërbimeve dhe siguri në performancën e serverave dhe rrjetit të gjithë degëve.

Përgjegjësitë Kryesore

  1. Kontribuon ne menaxhimin, zhvillimin, implementimin, dhe funksionimin e shërbimeve informatike në ambjentet e serverave duke implementuar masat e duhura te sigurise ne sistemet IT.
  2. Dizenjon, ndërton dhe mirëmban pajisjet kompjuterike, rrjetet informatike dhe shërbimet online duke suportuar deget ne cdo problem IT;
  3. Cakton dhe azhornon akseset e përdoruesve në sistemet e TIK sipas niveleve të autorizuara bazuar në politikat dhe procedurat e TIK dhe rekomandimeve te auditit;
  4. Kryen mirëmbajtje periodike të sistemeve të TIK sipas procedurave në fuqi;
  5. Mbulon përgjegjësitë sipas përshkrimit tek plani i vazhdimesise ne raste katastrofe dhe sipas nevojes se kompanise;
  6. Suporton TIK në setup-imin e sistemeve të sigurisë fizike në zyra.


Kërkesat për pozicionin:

  1. Diplomë universitare në Teknologji Informacioni;
  2. Eksperiencë pune e preferueshme 2 vite në fushë e teknologjisë së informacionit;
  3. Njohuri shumë të mira të rrjeteve LAN/WAN, sistemet e shfrytëzimit Linux;
  4. Njohuri shumë të mira teknike në hardware dhe software;
  5. Njohuri shumë të mira lidhur me rrjetet kompjuterike dhe sigurinë e rrjeteve;
  6. Aftësi shumë të mira komunikimi verbal – komunikim që demonstron frymën e grupit.


Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj duke plotësuar aplikimin online në: https://noafin.al/jobs.

Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe nje letër motivimi për pozicionin përkatës deri në datë 02 Prill 2019.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një testim me shkrim.
 
Back
Top