• Tirane, ofroj vend pune Drejtor/e Marketingu

Job Good! Life Good!
The HeadHunter Ltd
është një kompani inovative në përzgjedhjen e Stafit dhe Rekrutimit që operon në Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni, Bosnje dhe Hercegovinë, Greqi, Qipro, Serbi dhe Shtetet e Bashkuara. Ne ofrojmë mentalitetin më të ri në industrinë e personelit dhe biznesi ynë fokusohet kryesisht të Kandidatët dhe Klientët. Në emër të një prej klientëve tanë, një kompani audiovizive, jemi duke kërkuar në Tiranë / Shqipëri:


DREJTOR/E MARKETINGU
Roli dhe përgjegjësitë:

Drejtori/ja i/e Marketingut është përgjegjës për vendosjen e strategjisë së marketingut dhe përcaktimin e planit të marketingut të kompanisë.
Përgjegjësitë kryesore:


  • Të krijojë strategji afatshkurtra dhe afatgjate për kompaninë;
  • Zhvillon plane dhe programe për produktet audio vizive;
  • Të kujdeset për nivelin e rezultateve dhe të krijojë strategji për rritjen e tyre;
  • Përgjegjës për udhëheqjen e ekipit të marketingut, duke ndërtuar marrëdhënie të forta me partnerët dhe stafin e punës;
  • Të kujdeset dhe krijojë standartet vizuale të kompanisë duke hartuar plan marketing për kompaninë në përputhje me nevojat e konsumatorit;
  • Mbikqyr dhe analizon fushatat e marketingut që kompania ndërmerr;
  • Mirëmban stafin e marketingut duke rekrutuar, zgjedhur, orientuar dhe trajnuar punonjësit;
  • Bën raporte që tregon ecurinë e kompanisë.

Kandidati duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:




  • Të ketë 3-4 vite eksperience pune në marketing;
  • Diplomë në Marketing ose fusha të ngjashme;
  • Të ketë njohuri të shkëlqyera në përdorimin e rrjeteve sociale për fushata marketing;
  • Aftësi të shkëlqyera analizuese dhe raportuese;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi;
  • Njohuri shumë të mira të anglishtes dhe italishtes, njohuri të shkëlqyera kompjuterike;
  • Menaxhon mirë stresin dhe fluksin e lartë të punës;


PAGESA: Konkuruese.
SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.
Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: e.stermasi@theheadhunter.com, për çdo pyetje të mundëshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Znj. Ergesta STERMASI në numrin e celularit + 355 68 2033430 (nga Hënë në të Premte) jo më vonë se data 18/03/2019.


Provo suksesin me The HeadHunter!
Besojani karrierën tuaj profesionistëve të vërtetë!

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë. Emëroni CV-në sipas këtij formati (emër [hapsirë] mbiemër [hapsirë] CV).
 


Apply WhatsApp
Back
Top