• Kerkohet Shef/e Kontabiliteti

Në emër të klientit tonë, një kompani me eksperiencë mbi 20 vjecare në tregun shqiptar, po kërkojmë një Shef/e Kontabiliteti me përvojë.

Përgjegjësitë:

· Menaxhimi dhe mbikqyrja e veprimeve të përditshme të departamentit të kontabilitetit
· Monitorimi dhe analiza e të dhënave të kontabilitetit dhe nxjerrja e raporteve financiare ose deklaratave
· Krijimi dhe zbatimi i metodave të përshtatshme të kontabilitetit e politikave financiare
· Menaxhimi i projekteve dhe stafit për të siguruar pajtueshmërinë dhe saktësinë

Kërkesat:

· Përvojë e mëparshme drejtuese në departamente Finance/ Kontabiliteti
· Aftësi të mira kompjuterike në MS Office, softuer të kontabilitetit dhe ERP
· Aftësi për të manipuluar sasi voluminoze të dhënash
· Njohuri të parimeve të kontabilitetit, praktikave, standardeve, ligjeve dhe rregulloreve
· Vëmendje e lartë për detaje dhe saktësi
· Aftësi për të drejtuar dhe mbikëqyrur
· Kualifikimi përkatës i arsimit (Bachelor ose më lart); Kualifikimet profesionale (Kontabël i miratuar, ose EKR) do konsiderohen si avantazh


Nëse jeni të interesuar për këtë pozicion, lidhuni me konsulenten tonë
Ledi Leka, duke dërguar CV-në tuaj në emailin jobs@aims.al deri në datën 1 Shkurt 2019.

Të gjitha aplikimet do trajtohen në konfidencialitet të plotë. Do jemi të lumtur t’ju intervistojmë në rast se plotësoni kërkesat e klientit tonë.


Klikoni ketu për pozicione të tjera nga AIMS Albania

AIMS International - Albania Shpk, European Trade Center, Tower A - 13/3, Tirana Albania
Phone: +355 4 45 09 261, Web: www.aims.al

WE FIND&GROW YOUR LEADERS

 


Apply WhatsApp
Back
Top