• Tirane, ofroj vend pune Oficer i Mbledhjes së Kredive në Vonesë, Kredia për Individë

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Finance-Specialist | Banke / Sigurime
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Qëllimi i punës:
Siguron cilësi të lartë të portofolit të kredisë duke kryer mbledhjen e hershme dhe intensive të kredive dhe manaxhimin e vonesave me fokus normalizimin e pagesave të kredisë duke u fokusuar në negocimin me klientët.

Detyrat dhe Përgjegjësitë e pozicionit:

  1. Përgjegjës për manaxhimin e portofolit të tij në vonesë dhe arritjen e objektivave mujore/vjetore nëpërmjet negociimit të marrëveshjeve për pagesë, propozime për rifinancim dhe/ose ristrukturime;
  2. Siguron saktësinë e informacionit për klientin, bashkëhuamarrësin e garantorët, evidenton në mënyrë të vazhdueshme ndryshimet e informacionit në Procesverbalin e marrjes në dorezim dhe në sistem;
  3. Takon rregullisht dhe në mënyrë frekuente, sipas strategjisë së miratuar, klientët në portofolin e tij me të cilët zhvillon dhe mban marrëdhënie, negocion, ndjek, përdor në vazhdimësi metoda pune të efektshme me qëllim pagesën e detyrimit dhe krijimin e kushteve për vazhdimin e bashkëpunimit të klientit me NOA;
  4. Evidenton arsyet e delinkuencës dhe propozon zgjidhje efikase;
  5. Negocion pagesa të kësteve me klientë në vonesë;
  6. Shpjegon klientëve nëpërmjet telefonit ose gjatë takimeve pasojat e vonesave dhe ofron zgjidhje alternative me qëllim stabilizimin e situatës;
  7. Kryen analizën financiare të situatës aktuale të klientit dhe propozon ristrukturime apo riskedulime të kredisë;
  8. Respekton politikën në fuqi për faljen e gjobave;
  9. Raporton në Komitetin e Delinkuencës dhe në Njësinë e Mbledhjes së Kredive lidhur me përpjekjet e kryera dhe rezultatet e arritura për:

  • zgjidhjen e kredive në vonesë;
  • mbledhjen dhe organizimin e informacionit të duhur në lidhje me mashtrimet, pagesat, humbjet, etj.

  1. Jep referenca të përgjegjegjshme për rastet në Komitet Kredie nëse ka informacion;
  2. Raporton dhe zbaton instruksionet e dhëna nga Drejtori i Njësisë;
  3. Zbaton në mënyrë korrekte politikat dhe procedurat e vendosura nga Kompania dhe që jane pjesë e realizimit te detyrave dhe përgjegjësive të tij.

Kërkesat për pozicionin:


  1. Diplomë universitare e preferueshme në Financë, Ekonomi, Administrim Biznesi, Juridik ose në fusha të tjera të ngjashme;
  2. E preferueshme 2 vjet eksperiencë që lidhet me aktivitetet e menaxhimit të kredive me probleme;
  3. Aftësi të provuara negocimi;
  4. Aftësi të mira analitike;
  5. Aftësi të shkëlqyera komunikimi (verbale, në të shkruar dhe në dëgjim aktiv);
  6. Profil i orientuar në mënyrë të shkëlqyer drejt objektivit;
  7. Aftësi të zhvilluara për të negociuar;
  8. Aftësi shumë të mira për të kryer analiza të të ardhurave për të vlerësuar kapacitetin e klientit;
  9. Aftësi për të menduar në një mënyrë kritike;
  10. Aftësi për vendimmarrje.

Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj duke plotësuar aplikimin online në: https://noafin.al/jobs.

Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe nje letër motivimi për pozicionin përkatës deri në datë 21 Janar 2019.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një testim me shkrim.
 
Back
Top