• Punonjes Magazine

efasolution_cover950.jpg


Efa Solution & Prodyn Albania kërkon Punonjes magazine.
Kandidati eshte pergjegjes per zbatimin rast pas rasti të hyrje daljeve të mallit në magazinë. Përgjegjësitë kryesore përfshijnë organizimin dhe menaxhimin e inventarit të produkteve dhe materialeve në ambientet e punes.

Detyrat kryesore:
  • Përgatitja e porosive për dërgim brenda dhe jashte fabrikes.
  • Menaxhimi i inventarit dhe monitorimi i stokut
  • Hyrja në magazinë, dhe sistemimi ne kordinata përkatëse për çdo mall që vjen nga furnitorët.
  • Të kryej sistemimin e mallrave në magazinë, duke krijuar hapësirë të mjaftueshme manovrimi.
  • Të administrojë me korrektësi, materiale qe bëjnë pjesë në inventarin fizik në magazinën e shoqërisë.
Kualifikimet / Kërkesat
  • Të ketë eksperiencë pune.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe punë në ekip.
  • Integritet, përpikmëri, etikë dhe dëshirë për të mësuar.
  • I aftë të punojë në skuadër por edhe në mënyrë individuale.
  • I aftë të koordinojë dhe te balancojë punën.
  • Të trajtojë me konfidencialitet maksimal informacionet e brendëshme dhe sensitive.
Të gjithë kandidatet e interesuar që plotësojnë kriteret më sipër janë të lutur të dorëzojnë Cv-në
në adresën [COLOR=#0000ff]h[/COLOR]r@efasolution.al


Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas rregullave për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Do të kontaktohen per intervistë vetëm kandidatët e përzgjedhur
 


Apply
Back
Top