• Himare, ofroj vend pune Operator Rregjistrimi

Himare
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Operatore makinerie / fabrike
Gjuha
Aleat Sh.p.k. është një kompani shqiptare me sipërmarrje të përbashkët të Idemia Identity & Security dhe Fondit Shqiptaro–Amerikan të Ndërmarrjeve.
www.aleat.al

Për organizatën tonë jemi duke kërkuar për OPERATOR REGJISTRIMI për 3 muaj.

KËRKESA

1. Diplomë universitare.
2. Aftësi të mira kompjuterike.
3. Korrektësi në punë.
4. Ndershmëri dhe maturi.
5. Sjellje serioze.
6. Saktësi në hedhje të të dhënave.
7. Aftësi të mira komunikimi dhe zotësi për të zgjidhur çdo situatë kritike.
8. Disponueshmëri për të punuar jashtë orarit të punës.

PËRGJEGJËSI
1. Kryen procesin e regjistrimit dhe shpërndarjes për aplikantët (gjithë qytetarët shqiptarë) për letërnjoftim (ID) dhe pasaporta biometrike sipas procedurave të kompanisë.
2. Ndjek dhe zbaton të gjitha procedurat e brendshme të aplikimit dhe shpërndarjes.
3. Menaxhon, mirëmban Zyrën e Aleat; materialet dhe pajisjet e zyrës etj.
4. Siguron dhe menaxhon Kartat e Identitetit / Pasaportat në Zyrën e Aleatit, sipas procedurave të përcaktuara.
5. Krijon një mjedis mikpritës për të gjithë aplikantët dhe u shërben atyre me mirësjellje.
6. Përgatit raporte ditore, javore, mujore.

Të gjithë të interesuarit të dërgojnë një cv të plotë me detaje të edukimit dhe eksperiencave si dhe me foto, pranë burime.njerezore@aleat.com ose Departamenti i Burimeve Njerëzore, Aleat sh.p.k, Rruga Xhanfize Keko, ish-Tipografia Ushtarake - Tiranë, Shqipëri.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
Me dërgimin me postë elektronike të jetëshkrimit (CV) në adresën e treguar në këtë njoftim, kandidati për punë pranon që shoqëria ALEAT Sh.p.k të përpunojë të dhënat e tij/e saj personale për qëllimin e punësimit, në përputhje me legjislacionin në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe politikat e privatësisë së rekrutimit të publikuar në linkun https://www.aleat.al/al/politika-privatsise.
 


Apply
Back
Top