• Tirane, ofroj vend pune Teknolog Reçeli

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Profesioni | Fusha?
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
EPPC Albania kërkon një Teknolog Reçeli për klientin e saj, një ndër kompanitë më të mëdha të përpunimit të frutave në vend.

Kandidati/ja duhet të njohë dhe të jetë i/e familjarizuar me proceset e prodhimit të reçelit, si larja, përmasimi, përvëlimi i frutave, zierja, pasterizimi, ftohja e masës, etj.

Kërkesat për këtë pozicion janë:


  • Të ketë përfunduar Shkollën e Mesme Teknologjike;
  • Përvojë e mëparshme pune si teknolog/e në industrinë e frutave jo më pak se 1 vit;
  • Të jetë i/e familjarizuar me proceset e përpunimit të frutave dhe prodhimit të reçelit;
  • Të jetë i/e komunikueshëm/me;
  • Të jetë person i përgjegjshëm dhe me dëshirë për të punuar.

Të dhënat:

Pozicioni: Teknolog Reçeli;
Vendndodhja: Tiranë;
Pagesa: Konkurruese;
Aplikimet mbyllen: 27.07.2018

Si të aplikoni:


Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail[SUP]-it[/SUP]: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top