Tirane, ofroj vend pune Menaxher Eksportesh
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Menaxhim
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
DIMENSION me një experience 10 vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpërmjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punës vlerat më të mira profesionale.Jeni individe në kërkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një kompanie të suksesshme që operon në Shqipëri në fushën e prodhimit të materialeve të ndërtimit, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:
MENAXHER EKSPORTESH
FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE
Menaxheri i Eksporteve ndihmon në planifikimi dhe zhvillimin e strategjive të shitjeve ndërkombëtare. Duke u fokusuar në menaxhimin e marrëdhënieve me klientin, hartimin e kontratave, si dhe organizimin për realizimin e shitjeve.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
Menaxheri i Eksporteve ndihmon në planifikimi dhe zhvillimin e strategjive të shitjeve ndërkombëtare. Duke u fokusuar në menaxhimin e marrëdhënieve me klientin, hartimin e kontratave, si dhe organizimin për realizimin e shitjeve.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
[*=1]Studimi dhe analizimi i tregjeve ndërokmbëtare me synim shtrirjen dhe zgjerimin e eksporteve të kompanisë;
[*=1]Zbatimi i strategjiesë së përgjithshme të eksporteve në përputhje me strategjinë dhe objektivat e biznesit duke e detajuar në plane veprimi mujore;
[*=1]Rishikimi i ekzekutimit të planit të aktiviteteve për veprime korrigjuese të mundshme;
[*=1]Përgatitja e planeve të veprimit dhe skeduleve për identifikimin e klientëve të rinj dhe planifikimi i mënyrës së përqasjes së kontakteve të reja;
[*=1]Informimi i klientëve potencialë në lidhje me shërbimet, produktet, ofertat. Propozimi i ofertave të personalizuara për klientët;
[*=1]Negocimi me klientin për termat dhe kushtet, mbyll kontratën dhe informon atë për të drejtat edhe detyrimet që lindin me nënshkrimin e kontratës.
[*=1]Propozon përshtatjen e produktit të kompanisë sipas ndryshimeve dhe kërkësave të tregut përkatës;
[*=1]Siguron zbatimin me korrektësi të kontratës me klientin;
[*=1]Kryerja e detyrave të tjera të caktuara;
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Të ketë përfunduar arsimin e lartë në profilin menaxhim biznesi;
Eksperiencë Pune: Kandidati duhet të ketë eksperiencë paraprake me shitjen e produkteve (preferohet në tregjet ndërkombëtare);
Aftësi:
[*=1]Njohje të mira në Shitje, duke përfshirë rritjen e ofertës së produkteve dhe përfitimet nga shitjet;
[*=1]Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
[*=1]Aftësi të mira ndërveprimi në biznes dhe shitje:
[*=1]Aftësi të shkëlqyera në komunikim si gojarisht dhe nëpërmjet kanaleve të tjera të kominikimit, me palët e interesuara dhe me të gjithë operatorët;
[*=1]Aftësi të mira negociuese në mbyllje kontratash;
[*=1]Punëtor, këmbëngulës, dhe i besueshëm;
[*=1]Pozitiv dhe entuziast;
[*=1]I orientuar dhe me fokus të qartë, cilësi të larta dhe të jetë familjar me biznesin;
[*=1]I matur, i besueshëm dhe profesional në marrëdhëniet me ekzekutivët e Kompanisë;
[*=1]Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të dijë të bëhet pjesë e grupit;
[*=1]Të ketë leje drejtimi;
[*=1]Njohuri të mira të programevë të paketës Office;
Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV) në adresën: rekrutime@dimensionhr.al;
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.
Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 30 Gusht 2018
Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 30 Gusht 2018
JU MIRËPRESIM!
Cel. : +355674647484
Apply WhatsApp