• Tirane, ofroj vend pune Asistent Finance & Pergjegjes Logjistike

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Finance-Specialist | Banke / Sigurime
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë private, pa qëllime fitimi, humanitare, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë për fëmijët dhe të rinjtë, të cilët kanë humbur prindërit apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre. SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të tyre.

Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve, Shqipëri shpall konkurimin për një vend të lirë në pozicionin:

Asistent Finance dhe Përgjegjës Logjistike në Zyrën Nacionale


Përgjegjësitë kryesore:


  • Kryen auditimet e brendëshme në përputhje me kërkesat SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi.
  • Mbështet zhvillimin e politikave të financimit të brendshëm dhe udhëzimeve që rregullojnë proceset lidhur me financat si dhe sistemin e përgjithshëm të kontrollit të brendshëm në përputhje me vizionin, misionin, strategjinë, politikat dhe standardet e organizatës.
  • Mban kontabilitetin e SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi.

  • Merr pjese aktive dhe ndihmon Shefen e Finances ne pergatitjen e buxhetit vjetor dhe menaxhimin, kontrollin dhe administrimin e planit nacional per SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi.
  • Pergatit raportin e progresit mbi devijimet e buxhetit brenda afateve te caktuara.

  • Paguan te gjitha shpenzimet, mbledh te gjitha te ardhurat, ushtron kontroll krediti (psh, paradheniet) dhe menaxhon rrjedhen e parase.
  • Perpilon dhe kryen likuidimin e pagave te punonjesve, si edhe deklarimin e tyre.

  • Eshtë përgjegjës për raportimin tek autoritetet lokale (p.sh. për librat e shitjes dhe blerjes, deklarimin e TVSH-se etj)
  • Mban inventarin e aseteve.

  • Ndjek kontratat e sherbimit per te gjitha sherbimet e ofruara te projekteve.
    • Zhvillon procedurat e tenderimit ne bazuar e rregullat dhe procedurat perkatese dhe siguron implementimin e tyre;

  • Zhvillon dhe ndjek logjistiken ne organizate; Siguron qe pajisjet dhe automjetet te kontrollohen dhe mirembahen rregullisht;

Kriteret e kërkuara:

  • Diplomë Universitare në Financë
  • Të paktën 3 - 5 vjet eksperience pune në fushën e financës
  • Eksperiencë pune në procesin e buxhetimit
  • Eksperiencë pune në procedurat e prokurimit
  • Eksperiencë pune në përgatitjen e deklaratave tatimore / pagave dhe administrimin e benefiteve të punonjësve
  • Njohuri të mjaftueshme mbi principet e përgjithëshme të kontabilitetit
  • Aftësi shumë të mira komunikuese me shkrim dhe me gojë
  • Aftësi të punojë në grup
  • Aftësi organizative dhe të respektojë afatet
  • Aftësi të menaxhojë situatat dhe të punojë nën presion
  • Të jetë fleksibël

Personat e interesuar janë të ftuar të paraqesin brenda datës 10.06.2018 në adresën enkelejda.tefa@soskd.org.al dokumentat e mëposhtme:
1.Curriculum Vitae;
2.Letër interesi;
3. Referencë

Vetëm aplikantët e përzgjedhur, do të kontaktohen për intervistë.
 


Apply
Back
Top