• Austri, ofroj vend pune Mjek

Austri
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Mjekesi
Gjuha
  1. gjermanisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Mjek Specialist / Shef Pavioni (M/F) për fëmijë dhe të rinj

Spitali „Kardinal Schwarzenberg“ gjendet në Schwarzach, Pongau me më shumë se 500 krevate, 13 pavione dhe 56 ambulanca. Ai është spitali i dytë më i madh në landin e Salzburg-ut. Kujdesi mjekësor në Salzburgun jugor është në nivelet më të larta, 7 ditë në javë / 24 orë në ditë.

Përveç spektrit të shërbimeve mjekësore në traditën e spitalit „Kardinal Schwarzenberg“ ​​qëndron gjithashtu edhe përgjegjësia për sigurimin e një kujdesi dinjitoz për afërsisht 30,000 pacientë stacionarë dhe 70,000 pacientë ambulatorë çdo vit. Spitali „Kardinal Schwarzenberg“ është një punëdhënës për më shumë se 1400 punonjës duke qenë një motor ekonomik për të gjithë rajonin e Pongau.

Spektri i Shërbimeve tona:

• Departamenti për fëmijë dhe të rinj ka 55 shtretër
• 4,500 pacientë stacionarë dhe 8,500 pacientë ambulator në vit në Pediatri
• Foshnjat e parakohshme nga java e 29-të e shtatzënisë
• Kujdesi stacionar për pacientët e pediatrisë dhe të rinj 0-18 vjeç (jo pacientë onkologjik)
•Spitali i përgjithshëm pediatrik me pavione të specializuara në Pulmonologji, Allergologji, Neuropediatri, Reumatologji, Kardiologji, Nefrologji, Diabetologji, Psikosomatikë dhe Psikiatri

Profili juaj:

• Shef pavioni ose Specialist në Pediatri
• Përvoja klinike në fushën e Pediatrisë dhe Neonatologjisë së Përgjithshme
• Njohuri të mira të gjuhës gjermane (minimumi B2)
• Hyrja në Listën Mjekësore Austriake
• Aftësi shumë të mira në komunikim dhe aftësi shumë të mira si anëtar grupi

Detyra Juaj:

• Kujdesi për pacientët ambulatorë në një ose dy nga ambulancat e specializuara
• Mbikqyrja e asistentëve dhe asistenteve gjatë trajtimit të pacientëve stacionar ose ambulator të pediadrisë së përgjithshme.
•Turne dite dhe nate në Pediatrinë e përgjithshme dhe në Neonatologji (maksimumi 48 orë në javë)

Ne ofrojmë:
• Një ekip të këndshëm dhe kolegjial
• Trajnim me një mentor personal, bazuar në kushtet tuaja personale
• Orar i rregullt i punës - sipas kërkesës max. 48 orë në javë
• Orar pune fleksibël, me kohë të plotë ose me kohë të pjesshme
• 14 paga mujore - kompensim sipas skemës së pagave në Salzburg
• Një vend pune në një spital të orientuar drejt cilësisë (KTQ specializime të çertifikuara)
• Trajnime shumë të mira dhe mundësi për spezializim
• Manaxhimi i shëndetit në punë dhe masa për zhvillim të personelit
• Punë ndërdisiplinore në një ekip multiprofesional në spitalin modern të fëmijëve dhe të rinjve
• Një nga rajonet më të bukura në Austri dhe hapësira të mëdha për të shfytëzuar kohën e lirë
• Ndihmë për të gjetur një shtëpi për të banuar
• Mbështetje për të gjithë familjen tuaj në integrimin social në këtë rajon

Kandidati duhet të shprehi gatishmëri dhe fleksibilitet. Për pozicionin Shef Pavioni, kërkohet një përvojë e gjatë klinike. Mbështetje për një atmosferë shumë të mirë në komunikim dhe bashkëpunimin me departamentet e tjera.

Ju lutemi dërgoni dokumentet tuaja të aplikimit te konsulentja jonë, Zj. Laura Zhebo (l.zhebo@pendlpiswanger.at), ku ju garantohet diskrecion i plotë, brenda datës 09 Maj 2018. Kodi: "S2206"


Dr. Pendl & Dr. Piswanger Partner Thomas Kurz
A-5020 Salzburg, Michael-Walz-Gasse 37, ++43 / 662 / 45 60 50/12 www.pendlpiswanger.at
 


Apply WhatsApp
Back
Top