• Tirane, ofroj vend pune Menaxher/e Rrjete Sociale

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
Nëse jeni person kreativ dhe ambicioz dhe kërkoni mundësi për rritje profesionale, ju mund të jeni pjesë e ekipit tonë duke aplikuar në pozicionin e mëposhtëm:

Kërkojmë:
Menaxher/e Rrjete Sociale

Përgjegjësitë:

  • Ideon, zhvillon dhe implementon plane marketingu së bashku me palë të treta.
  • Pergatit materiale bazike per postim ne rrjete sociale.
  • Identifikon dhe analizon tregun dhe monitoron strategjitë e marketingut duke vendosur objektiva dhe pikësynime për rritjen e kompanisë në volum dhe shtrirje gjeografike.
  • Identifikon dhe merr masa konkrete për realizimin dhe tejkalimin e objektivave.
  • Përdor dhe analizon të dhënat e biznesit dhe të tregut për të përmirësuar përformancën e produkteve dhe përfitueshmërinë.
Kërkesat:

  • Diplomë në Marketing, Administrim Biznesi apo fusha të ngjashme.
  • Njohje të mira në Marketing dhe të parimeve të reklamimit.
  • Aftësi të mira ne perdorimin e programive baze te design.
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të dijë të bëhet pjesë e grupit.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
  • Përvojë profesionale dhe njohuri të mira në menaxhimin e platformave si Instagram, Facebook Ads, Google Ads, Website etj.
  • Njohuri të mira në përgatitjen e keyword dhe aplikimi i tyre në fushatat përkatëse.
Nëse i keni lexuar me vëmëndje kërkesat dhe plotësoni kushtet ju lutemi të aplikoni me subjekt Hi, I’m Orange.
Ju lutemi na dërgoni CV në formatin PDF, letër interesi dhe portofolin tuaj me email në: hr@designangle.al
 


Apply
Back
Top