• Tirane, ofroj vend pune Store Manager

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
SPECTRUM SHPK
Spectrum Sh.p.k. eshte nje shoqeri ne fushen e tregtise dhe instalimeve per sisteme profesionale audio si sistemeve home audio dhe lifestyle. Ne fushen retail Shoqeria eshte perfaqesuese ne Shqiperi e markave me te njohura ne bote ne fushen audio vizive si JBL, AKG, Yamaha, Bang & Olufsen, Optoma, Q Acoustics etj. Per Show Room-in e saj “SOUNDGALLERY” Shoqeria kerkon te punesoje nje STORE MANAGER me eksperience dhe karakteristikat e meposhtme:

Roli dhe Pergjegjesite:
§ Pozicioni raporton te Administratori Pergjithshem i Shoqerise
§ Pozicioni eshte pergjegjes per aktivitetin e shitjeve retail dhe menaxhimin e perditshem te Show Room-it SOUND GALLERY dhe shitjeve Retail
§ Menaxhon, organizon, monitoron, trajnon dhe vlereson punen e punonjesve nen mbikqyrje,
§ Bashkepunon me punonjesit e tjere te shoqerise per te arritur targetet dhe objektivat e vena nga shoqeria,
§ Eshte pergjegjes per mirembajtjen e ambjenteve te punes, pastertine, promovimin dhe marketingun e produkteve ne Show Room.
§ Pergatit raporte ose analiza per shitjet, ndjek targetet dhe buxhetin e sektorit, kontrollon dhe raporton per gjendjen e inventarit, ben propozime per blerje si dhe ndjek te gjitha proceset e nevojshme per nje mbarevajtje dhe organizim sa me te mire te punes ne sektorin e vet,
§ Sugjeron dhe propozon ide te reja permiresimi te proceseve te punes, te sherbimit ndaj klientit si dhe fushave e tjera te aktivitetit nen pergjegjesi,
§ Implementon dhe zbaton me seriozitet dhe rigorozitet politikat, procedurat dhe kodin e punes se shoqerise duke i transmetuar ato edhe te vartesit.

Eksperienca, Edukimi dhe Aftesitte:

§ Te kete eksperience pune me minimumi 3 vjet ne fushen e shitjeve te pajisjeve audio vizive
§ Te kete eksperience ne menaxhimin e punonjesve ne fushen e shitjeve,
§ Te kete Diplome Universitare, preferohet ne fushen e Marketingut, Inxhinierise Elektrike
§ Te kete njohuri shume te mira te gjuhes Angleze
§ Te kete aftesi te mira negociuese dhe komunikimi



Spectrum Sh.p.k ofron nje ambjent cilesor pune dhe nje pakete konkuruese shperblimi dhe bonusi sipas eksperiences, aftesive dhe rezultateve te kandidatit.

Te interesuarit mund te dergojne nje CV (me foto) ne adresen e emailit: info@spectrum.al deri ne daten 30 Mars 2018.
 


Apply
Back
Top