• Tirane, ofroj vend pune part time Marketing online/offline, administrim zyre.

View attachment 489851
Dua Të Dobësohem është një kompani e cila operon në tregun dixhital ndërkombëtar prej 3 vitesh. Ne jemi siguruar të sjellim në Shqipëri produkte të një cilësie të lartë nga markat më të mira dhe të njohura në tregun botëror. Ne besojmë se për t'u ndjerë mirë me pamjen e jashtme, më parë duhet të ndihemi mirë se brëndshmi! Të gjitha produktet që ne ofrojmë janë për një stil të shëndetshëm jetese.

Nëse ndajmë të njëjtin vizion, të ftojmë të bashkohesh me ne!

Ne jemi në kërkim të një personi i/e cili/a ka angazhimin dhe entuziazmin për të punuar dhe përparuar në një ambient dixhital.
Kërkojmë një person që të jetë i përkushtuar ndaj punës dhe klientëve tanë në mënyrë që atyre t'u ofrojmë një përvoje të shkëlqyer jo vetëm me produktin por edhe me shërbimin.
Çfarë ofrojmë ne?
Ofrojmë kurse zhvillimore online në lidhje me:
-marketingun në internet
-kujdesin ndaj klientit
-rrjetet sociale
-SEO (search engine optimization) për të rritur prezencen online të biznesit.
Ambjent pune komod dhe praktik.
Orari i punës do të jetë përkohësisht i pjesshëm (10:00 deri ne orën 15:00) me synim për ta kthyer në kohë të plotë.
Pagesë fikse+bonuse si dhe mundësi për më shumë të ardhura.

Parakushte që duhet të plotësojë një aplikant:
Të jetë korrekt.
Të dijë të shkruajë dhe të flasë shqipe të pastër dhe të rregullt.
Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze (preferohet mbi nivelin B2).
Të jetë i/e komunikueshem.
Të ketë aftësi organizative të punës së përditshme si dhe multitasking.
Të ketë njohuri bazike mbi programet e paketës MS Office.
Të ketë njohuri bazike mbi Digital Business.
Të ketë kryer studimet për Shkencat Sociale ose Ekonomik/Administrim Biznes.
E rëndesishme:
Të ketë dëshirë dhe entuziazëm për të mësuar rreth marketingut në internet dhe për t’i vënë në zbatim ato.

Për të aplikuar, mjafton të dërgoni një video ose CV tuajen në të cilën të jepni nje përshkrim të vetes tuaj, si dhe arysen qe ju shtyn të aplikoni.

Videon mund ta dërgoni ne What's Up në nr: +35569 38 58 666
OSE CV nëpërmjet emailit: punesim@duatedobesohem.com
Aplikimet janë të hapura deri në datën 7 Prill 2018

Për më shumë rreth "duatedobesohem" mund të vizitoni website-in tonë www.duatedobesohem.com ose të na ndiqni në rrjetet sociale.

Adresa: Rruga Myslym Shyri, prapa bankës Societe General, Tiranë.


Cel. : +35569 38 58 666
 


Apply WhatsApp
Back
Top