• Fier, ofroj vend pune ARKETAR/TELLER

International Commercial Bank sh.a operon në tregun shqiptar për një periudhë prej 20 vitesh. Aktualisht, Banka po kërkon një kandidat për pozicionin 'Arkëtar' në rrethin e Fier-it. Kriteret për këtë pozicion janë renditur si më poshtë:

Pozicioni: Arkëtar
Raporton te: Menaxheri i Operacioneve të Degës

Qëllimi i pozicionit: Të sigurojë një shërbim të shkëlqyer ndaj klientëve , të kryejë veprimet me paratë fizike dhe të kryej debitimet dhe kreditimet e llogarive të klinetëve në mënyrë të saktë.

Përgjegjësitë kryesore përfshijnë:
1. Njeh shumë mirë produktet e bankës dhe bën shitje të kryqëzuar të produkteve dhe shërbimeve të Bankës si depozita, kredi, transferta etj.
2. Numëron paratë fizike në prani të klientit dhe siguron që të dhënat në sistem janë hedhur në rregull
3. Siguron që kartmonedhat apo monedhat nuk janë të fallsifikuara
4. Rakordon arkën në fund të ditës
5. Njeh shumë mirë produktet e Bankës si dhe ato të konkurentëve

Profili individual i dëshiruar:
-Të jetë i diplomuar
-Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze
-Të zotërojë mirë paketën kompjuterike të Microsoft
-Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe shitëse
-Të jetë i shpejtë dhe i saktë
-Të jetë i përqendruar dhe i vëmendshëm
-Të ketë takt dhe t'i pëlqejë marrëdhënia me klientët


International Comemrcial Bank ofron mudnesi te barabarta punesimi. prandaj ne ftojme te gjithe personat e interesuar të dërgojnë CV-të me foto të shoqëruar me kopje të diplomës brenda datës 24 Nentor 2017 në adresat e poshtëshënuara.

-e/mail: info@icbank-albania.com ose

Rr:"Murat Toptani',Godina'Eurocol'
pranë Infosoft,kati i 8-të,Tiranë

Vetëm personat e përzgjedhur do të thirren për intervistë. Banka do të trajtojë të gjitha të dhënat personale në mënyrë konfidenciale ne përputhje me ligjin 'Mbi mbrojtjen e të dhënave personale'.
 


Apply
Back
Top