• Tirane, ofroj vend pune Online Marketing Specialist

DIMENSION me një experience 10 vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpërmjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punës vlerat më të mira profesionale.
Jeni individe në kërkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një kompanie të suksesshme që operon në Shqipëri në fushën e shitjes së produkteve elekteronike, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

ONLINE MARKETING SPECIALIST

FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE


Specialisti komunikimit online është përgjegjës për mirëmbajtjen e web dhe rrjeteve sociale të kompanisë si edhe krijimin, zbatimin dhe aplikimin e fushatave në rrjetet dixhitale si edhe raportimin për ecurinë e tyre apo optimizimin e mëtejshëm.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

· Projektimi, ndërtimi dhe mirëmbajtja e presences se kompanisë të kanalet e komunikimit online
· Planifikon dhe ekzekuton të gjitha web SEO / SEM, bazën e të dhënave të marketingut, emailin, mediat sociale dhe fushatat reklamuese online
· Mat dhe raporton mbi performancën e të gjitha fushatave të marketingut dixhital dhe vlerësimin e tyre kundrejt targetit (ROI dhe KPIs)
· Identifikon trendet dhe zhvillimet e reja, dhe optimizon shpenzimet dhe performancën bazuar në te dhenat qe merr nga matjet
· Sjell ide, metoda, strategji të reja dhe krijuese të rritjes se performances ne web dhe mediat sociale
· Ndjek procesin e shit-blerjes online
· Koordinon me departamentin komercial per azhornimin e cmimeve dhe produktet per web;
· Pergjegjes per realizimin dhe dorezimin e newsletter;
· Bashkëpunon me kordinatoret marketing dhe palet e tjera te perfshira për të studiuar dhe optimizuar përvojën e përdoruesit
· Përdor aftësi të forta analitike për të vlerësuar përvojën e konsumatorëve nëpër kanale të shumëfishta dhe pikat e kontaktit të tyre me marken tone
· Propozon dhe zgjedh permbajtje te komunikimit ne kanalet e përdoruesve, sipas specifikes se secilit
· Bashkëpunoni me agjencitë dhe partnerët e tjerë të shitjeve
· Vlerëson teknologjitë në zhvillim. Propozon dhe sugjeron adoptimin e tyre ne rastet kur eshte e pershtatshme


KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Të ketë përfunduar arsimin e lartë;

Eksperiencë Pune: Kandidati duhet të ketë 2 vjet eksperiencë paraprake në këtë profil;

Aftësi:

· Aftësi të shkëlqyera komunikuese verbale dhe në shkrim;
· Aftësi të shkëlqyera për të punuar në grup;
· Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
· Njohuri shume të mira kompjuterike: Word, Excel, PowerPoint, Outlook, Adobe Photoshop, Adobe Indesign, Corel Draw, Sketch up 8, Internet, Google Analytics;
· Personalitet energjik;
· Person shumë i vetëmotivuar dhe i përditesuar me zhvillimet në këtë industri;
· I aftë për të thjeshtezuar sa më shumë informacionin e komplikuar, duke përdorur mjetet e duhura;
· Metodik dhe i organizuar;
· Ndershmëri dhe integritet;


Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV) në adresën: rekrutime@dimensionhr.al;
-
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 20 Shtator 2017



-

JU MIRËPRESIM!


Cel. : +355674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top