• Tirane, ofroj vend pune Pergjegjes magazine

EFA Solution kërkon Pergjegjes magazine.
Kandidati/ja koordinon veprimet me kordinatorët, punëtorët e magazinës, për zbatimin rast pas rasti të urdhërave të punë, hyrje daljeve të mallit në magazinë.

Detyrat kryesore:
Ø Të administrojë me korrektësi lëndët e para, lëndët ndihmëse, aksesorët dhe të gjitha vlerat materiale qe bëjnë pjesë në inventarin fizik në magazinën e shoqërisë.
Ø Të bëj hyrje në magazinë, çdo mall që vjen nga klientët dhe furnitorët dhe të bëjë inventarizimin e gjendjes në fakt, krahasuar me dokumentacionin që shoqëron atë parti malli.
Ø Të përcjell tek menaxheri operacional dokumnetacionin shoqërues të çdo partie malli dhe të paraqesë menjëherë diferencat që mund të rezultojnë nga inventari fizik.
Ø Në bashkëpunim me stafin e tij, të përgatisë lëndët e para dhe ndihmëse që do t'i dërgohen fabrikave të prodhimit, në përputhje me urdhërat e punë të ardhura nga menaxheri operacional dhe kujdeset për pregatitjen e saktë të dokumentacionit shoqërues
Ø Të kryeje sistemimin e mallrave në magazinë, duke krijuar hapësirë të mjaftueshme manovrimi.

Kualifikimet / Kërkesat

§ Të ketë përfunduar shkollen e meseme. Preferohet shkolla e larte.
§ Eksperienca pune të ngjashme, mbi 3 vjet.
§ Të ketë njohuri te mira te paketës Microsoft Office
§ Experience me programet kompjuterike te manaxhimit te stokut

Të tjera:

§ Aftësi shumë të mira komunikimi , organizimi ,punë në ekip.
§ Integritet, përpikmëri etikë dhe dëshirë për të mësuar
§ Kërkues/e dhe me iniciativë për prurje idesh të reja.
§ i/e aftë të punoj në skuadër por edhe në mënyrë individuale.
§ i/e aftë të koordinoj dhe te balancoj punën.
§ Të trajtoje me konfidencialitet maksimal informacionet e brendëshme dhe sensitive.

Të gjithë kandidatet e interesuar që plotësojnë kriteret më sipër janë të lutur të dorëzojnë Cv-në në adresën hr@efasolution.al ose info@efasulution.al
Afati i dorëzimit 30/10/2020

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas rregullave për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Do të kontaktohen per intervistë vetëm kandidatët e përzgjedhur
 


Apply
Back
Top