• Tirane, ofroj vend pune Drejtor Marketing

Njoftim për vend të lirë pune

Balfin Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, miniera e metalurgji, etj.

Pozicioni i punës: Drejtor/e Marketing
Departmenti: Marketing
Vendndodhja: Tirane

Përmbledhje:
Drejtori/e Marketingut të pasurive të patundshme është pergjegjes për zhvillimin dhe zbatimin e strategjive marketing. Ai/ajo është përgjegjës për krijimin dhe komunikimin e markës së kompanisë për të sjellë rritjen e biznesit.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Harton dhe zbaton strategjinë e përgjithshme të marketingut në përputhje me objektivat strategjike të kompanisë;
  • Harton dhe monitoron planin vjetor marketingu dhe buxhetin përkatës i cili detajon aktivitetet e vitit që përkojnë me objektivat e miratuara të kompanisë dhe direktivat nga Grupi;
  • Formulon, drejton dhe koordinon aktivitetet e marketingut dhe politikat për të promovuar produktin dhe shërbimet e kompanisë, në bashkëpunim me agjencitë e reklamimit dhe promocionit;
  • Bashkëpunon me menaxherët e shitjeve për hartimin e politikave e strategjive të çmimit;

  • Menaxhon marketingun dixhital, mediat sociale, media planet dhe website-in e kompanisë dhe sigurohet që të gjitha informacionet janë të përditesuara dhe në përputhje me strategjinë e komunikimit.
  • Menaxhon proceset e komunikimit të brendshëm të kompanisë-sipas udhëzimeve, kërkesave dhe direktivave të Grupit
  • Përgatit analiza ekonomike dhe tregtare (konkurrenca, cmimet, kenaqesia e klientit) për të identifikuar dhe monitoruar tregun potencial për produktin si dhe trendet në industrinë në cilën operon kompania.
  • Përcakton buxhetet dhe organizon eventet e bamirësisë, sponzorizimeve dhe aktiviteteve të tjera të përgjegjësisë sociale të kompanisë në përputhje me planin stategjik të Grupit.
  • Vepron si zëdhënës i kompanisë në raport me mediat, publikun dhe palët e interesuara.

Kualifikime dhe aftësi:

  • Diplomë universitare në Marketing (diplome Masteri MBA përbën përparësi)
  • Minimumi 10 vjet eksperiencë pune në pozicione të ngjashme
  • Të ketë eksperiencë në hartimin dhe zbatimin e strategjive marketing dhe fushatave të marketingut mix
  • Aftësi drejtuese dhe të menaxhimit të stafit
  • Të jetë krijues/e, energjik/e, të marrë përgjegjësi dhe të jetë i/e aftë të zgjidhë problemet
  • Aftësi të shkëlqyra ndërvepruese me kolegë, partnerë biznesi dhe nivele të larta menaxhimi
  • Të jetë i/e organizuar dhe metodik, i/e motivuar, proaktiv/e dhe të ndërmarrë iniciativa
  • Njohje shumë të mirë të gjuhës angleze
  • Njohuri të shkëlqyera të programeve kompjuterike.

Kushte e punës: Balfin Group ofron paketë shumë të mirë kompesimi dhe benefitesh, përfshirë edhe bonuse bazuar në meritë dhe vlerësimin e performancës.

Procedura e Aplikimit
: Për të aplikuar për këtë pozicion, jeni të lutur të dërgoni CV tuaj dhe letrën e interesit nëpërmjet emailit tek adresa hr@balfin.al deri më datë 08 Shtator 2017. Ju lutem vini re se do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.

* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 të vendosur nga Parlamenti i Shqipërisë mbi “Mbrojtjen e të dhenave personale”.
 


Apply
Back
Top