• Tirane, ofroj vend pune Agjent Shitjeje

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
  1. italisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania italiane “LULEN SRL” ne patneritet me Personin Fizik Z.Mikel Boja e cila ushtron aktivitetin e saj ne fushen e importit dhe shitjes se produkteve ushqimore eksluzive dhe per here te pare ne Shqiperi eshte ne kerkim te nje kandidati me te dhenat e meposhtme:

Pozicioni: Agjent/e Shitjesh
Qyteti:TIRANË
Lloji i punës: Me kohë të plotë
Vende të lira: 2

DETYRAT:
- Prezantimi dhe njohja e klienteve me produket “EKSLUZIVE” qe kompania ofron.
-Kryerja e negociatave me klientin, percaktimi i kushteve specifike te kontrates dhe finalizimi i saj
-Ndjek tendencën dhe lëvizjet në treg.
-Ndërmerr dhe koordinon zhvillimin e plan veprimeve për të rritur shitjet dhe gjetjen e pikave të reja.
-Asiston në zhvillimin e planeve vjetore të shitjeve me objektiva dhe targete të përcaktuara qartë
-Raportim me drejtuesit kryesorë të kompanise ne lidhje me ecurine e punes dhe takimeve
-Merr informacion për inventarin e mallrave për shitje dhe kryen porosite furnitorët për mallrat që mungojnë;
-Fokuson përpjekjet e veta në shitje duke u bazuar në studimin e zonës përkatëse

AFTESITE:
-Aftesi shume te mira per te punuar ne grup dhe në mënyrë të pavarur
-Aftesi te shkelqyera komunikuese dhe fleksibel ndaj orarit.
-Aftësi shumë të mira negociuese
-Aftësi analizuese dhe aftesi shume te mira në organizim;
-Vetëbesim dhe aftësi shumë të mira prezantuese
-Motivim per te arritur objektivet e parapercaktuara

KUALIFIKIMET:
-Aftësi të mira komunikimi në gjuhën Shqipe dhe Italiane
-Të ketë specializime/certifikata kualifikimi të ndryshme në këtë fushë.
-Mbarimi i shkolles se larte per menaxhim bisnesi/marketing perben avantazh
-Eksperienca e kerkuar: Mbi 2 vjet eksperiencë pune në fushen e shërbimit tregetar.
-Të zotërojë aftësi të mira kompjuterike të paketës Microsoft Office;
-Te zoteroje makine personale (automunito)


NOTE:
-Ofrohen kushte të mira pune dhe pagë konkuruese.
-Të gjithë të interesuarit, janë të lutur që të dërgojnë CV me te dhenat tuaja,bashkangjitur nje fotografi nëpërmjet adresës së emailit l.boja@lulen.it - lulen@pek.it ose ne emailin e Z.Mikel Boja mikelboja1@gmail.com
-Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
-Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
Afati i fundit për aplikime: 5 gusht 2017
 


Apply
Back
Top