• Prishtine, ofroj vend pune Agjent Shitje

Prishtine
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Eppc Kosovo kërkon një Agjent të Shitjes për klientin e saj, një ndër kompanitë më të mëdha në import dhe distribucion në vend dhe në rajon të shumë brendeve ndërkombëtare.

Përgjegjësitë Kryesore:


  • Merr porositë tek klientët ekzistues, bën shpërndarjen e produkteve, dhe promovon produktet e kompanisë;
  • Rregullon dhe organizon marrëdhëniet me pikat e shitjeve duke vizituar çdo pikë në bazë javore;
  • Mban kontakte të vazhdueshme me klientët në lidhje me kërkesat e tyre;
  • Kujdeset për aktivitetet komerciale duke vendosur materiale të ndryshme promocionale, si dhe sistemimin e produkteve në raft sipas planogrames së dhënë;
  • Zhvillimi i gamës së produkteve tek klientët aktual;
  • Koordinimi i porosive të klientëve në bazë të një vlerësimi logjik;
  • Monitorimi i tregut në tërësi, mbledhja e informacionit dhe raportimi;
  • Të bashkëpunojë dhe të shkëmbejë informacione të vazhdueshme me Supervizorin e tij/saj.

Kërkesat për këtë pozicion janë:



  • Diplomë universitare (përbën avantazh);
  • Eksperiencë të ngjashme në fushën e shpërndarjes dhe distribucionit;
  • Të jetë i besueshëm, korrekt dhe të ketë aftesi për të menaxhuar produktet e kompanisë;
  • Aftësi komunikuese dhe negociuse;
  • Aftësi për të menaxhuar kohën në terren;
  • Aftësi të mira organizative në zgjidhjen e situatave të ndryshme në treg;
  • Të jetë i gatshëm të pershtatet, të marrë përgjegjësi, dhe të zgjidh problemet personalisht;
  • Të jetë i aftë të punojë në grup dhe nën presion;
  • Të posedojë leje drejtimi, kategoria B.

Të dhënat:

Pozicioni: Agjent i Shitjes;
Vendndodhja: Prishtinë;
Udhëtime pune: Po, brenda vendit;
Pagesa: Në nivel shumë të mirë;
Kontrata: Sipas Ligjit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 11.07.2017.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it:kosovo@eppc.al
 


Apply
Back
Top