• Durres, ofroj vend pune Teknik FO & Wireless

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
Gjuha
E ardhmja është ABCom
Nëse mendoni se keni energjinë e duhur për të sfiduar mundësitë që ofrohen për ju nga ABCom, kompania e parë në Shqipëri, e cila prezanton ekskluzivisht për konsumatorin produktin 3N1, Internet, Televizion Dixhital Kabllor dhe Telefoni Fikse, një mundësi e shkëlqyer vjen për ju.
Ne jemi një kompani që rritet me shpejtësi dhe që vlerëson cdo punonjës me ambicie profesionale, duke sjellë një mentalitet të ri përsa i përket politikave të kompanisë dhe burimeve të saj njerëzore.
Në kuadër të zgjerimit të kompanisë dhe portofolios së produkteve të saj, kompania kërkon të rinj profesionistë me eksperiencë për pozicionin " Teknik FO & Wireless”, ne degen e saj ne qytetin e Durresit.

Përgjegjësitë:

  • Kryerje e Instalime dhe Suporte klienteve me Fiber Optike, dhe Radio Wireless
  • Ofrimi i klientëve me informacion mbi produktet dhe shërbimet e ofruara
  • Kryerja e instalimit / mirëmbajtjes së Lidhjeve Wireless dhe ndihmës në konfigurimin në site
  • Ngritja e problemeve që kërkojnë mbështetjen e L3 tek departamenti përkatës.
  • Bashkëpunon me inxhinierët e suportit ne lidhje telefonike për probleme te ndryshme.
  • Kryerja e instalimeve të reja ose riparimi i punës në standardet më të larta të kompanisë.
  • Mbështet projekte të ndryshme civile dhe llogjistike
Profili:


  • Diploma e shkollës së lartë përbën avantazh
  • Aftësi shumë të mira komunikimi
  • Aftësi të punojë nën presion.
  • Përgjegjshmëri në kryerjen dhe raportimin e detyrave.
  • Njohuri ne punet me Fiber Optike, Gepon, Splicing etj
  • Njohuri te mira ne instalimet me Radio Wireless

Do të konsiderohet avantazh:

  • Eksperienca pune të mëparshme
Të nderuar kandidatë, ABCom është një kompani që ofron mundësi të shkëlqyera promovimi dhe karriere. Kjo mund të jetë mundësia juaj.
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë një CV dhe një Letër Interesi në abcomhr@abcom.al ose në Zyrën e Burimeve Njerëzore të ABCom në adresën:ABCom Shpk, Rr. Dëshmorët e 4 Shkurtit, Kompleksi Green Park, Kulla 2, Kati V, Tiranë.
Për cdo informacion të mëtejshëm ju lutem të vizitoni faqen tonë www.abcom.al

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
 


Apply
Back
Top