Lushnje, ofroj vend pune Specialist i Grumbullimit dhe Kontrollit të Cilësisë
- Lushnje
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Agjent shitje | Menaxhim shitje
- Gjuha
-
NJOFTIM PUNE
Balfin Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, miniera e metalurgji, etj.
Agrocon Albania Sh.p.k është një kompani shqiptare që zhvillon aktivitetin e saj në fushën e bujqësisë. Aktivitet përfshin prodhimin e perimeve të freskëta në serë, në fushë të hapur, grumbullimi i perimeve nga fermerët e zonës si dhe shitja me shumicë për eksport dhe në tregun shqiptar.
Pozicioni: Specialist i Grumbullimit dhe Kontrollit të Cilësisë
Departmenti: Departamenti i Shitjeve
Vendndodhja: Lushnjë
Përmbledhje: Specialisti i Grumbullimit dhe Kontrollit të Cilësisë është përgjegjës për gjetjen dhe vendosjen e marrëdhënieve të bashkëpunimit me fermerë të zonës dhe plotësimin e kushteve të cilësisë së prodhimit të grumbulluar/prodhuar.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Indentifikon fermerë nga të cilët kompania do të blejë produktet që ata prodhojnë;
- Bën studimin e tregut dhe luhatjeve të çmimeve të blerjes së perimeve;
- Në bashkëpunim me drejtuesin e Departamentit të Shitjeve planifikon procesin e grumbullimit bazuar në nevojat e identifikuara paraprakisht nga drejtuesi i Departamentit të Shitjes;
- Është përgjegjës për të zbatuar dhe ndjekur finalizimin e procesit të grumbullimit dhe kontrollit të cilësisë, si dhe për të garantuar që informacioni i përfituar nga aktiviteti i këtij procesi të jetë në përputhje me procedurat e miratuara të Shoqërisë;
- Ka përgjegjësinë e zbatimit të procedurave të shoqërisë për procesin e grumbullimit e të mbulimit të kompetencave, dhe të garantojë zbatimin cilësisë për eksport;
- Bashkëpunon me Departamentin e Shitjeve për standardin e cilësisë së furnitorëve dhe ndaj klientëve;
- Ka si qëllim të sigurojë që produktet, përputhen me qëllimin dhe plotësojnë kërkesat e jashtme dhe të brendshme, përfshirë përputhshmërinë ligjore dhe pritshmëritë e klientit dhe gjithashtu koordinon aktivitetet e kërkuara për të plotësuar standardet e cilësisë;
- Punon së bashku me punonjësit e magazinës dhe Përgjegjësin e Magazinës për të siguruar që procesi i Grumbullimit dhe i Kontrollit të Cilësisë funksionon siç duhet;
- Mbikëqyr të gjitha mënyrat e për grumbullimin e produktit dhe gjen zgjidhjen e problemeve në lidhje me klientët, si edhe informon Administratorin për veprimet korrigjuese të kërkuara;
- Raporton tek Administratori i Përgjithshëm dhe Departamenti i Shitjeve, mbi ecurinë e procesit të Grumbullimit e të Kontrollit të Cilësisë dhe çdo nevojë tjetër për përmirësim;
Kërkesa dhe kualifikime
Edukimi: Diplomë Universitare në Ekonomik/Agronomi.
Eksperiencë Pune: Eksperience pune në pozicione të ngjashme jo më pak se 3 vjet.
Kualifikime të tjera:
- Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
- Afësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet;
- Të zotërojë gjuhën angleze;
- Aftësi shumë të mira për të ruajtur informacionin konfidencial;
- Të ketë aftësi në përdorimin e kompjuterit të raporteve numerike;
- Aftësi për të koordinuar punën;
- Aftësi për të punuar në grup dhë për të marë iniciativë
- Të ketë automjet personal;
- Pajisje me patentë të vlefshme drejtimi.
Procedura e aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion, jeni të lutur të dërgoni CV tuaj nëpërmjet emailit tek adresa hr@agroconalbania.al
Afati I dorezimit: 31 Maj 2017
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.
* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr.9887 të vendosur nga Parlamenti i Shqipërisë mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.
Apply