• Lushnje, ofroj vend pune Specialist i Grumbullimit dhe Kontrollit të Cilësisë

NJOFTIM PUNE

Balfin Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, miniera e metalurgji, etj.
Agrocon Albania Sh.p.k është një kompani shqiptare që zhvillon aktivitetin e saj në fushën e bujqësisë. Aktivitet përfshin prodhimin e perimeve të freskëta në serë, në fushë të hapur, grumbullimi i perimeve nga fermerët e zonës si dhe shitja me shumicë për eksport dhe në tregun shqiptar.

Pozicioni: Specialist i Grumbullimit dhe Kontrollit të Cilësisë
Departmenti: Departamenti i Shitjeve
Vendndodhja: Lushnjë


Përmbledhje: Specialisti i Grumbullimit dhe Kontrollit të Cilësisë është përgjegjës për gjetjen dhe vendosjen e marrëdhënieve të bashkëpunimit me fermerë të zonës dhe plotësimin e kushteve të cilësisë së prodhimit të grumbulluar/prodhuar.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Indentifikon fermerë nga të cilët kompania do të blejë produktet që ata prodhojnë;
  • Bën studimin e tregut dhe luhatjeve të çmimeve të blerjes së perimeve;
  • Në bashkëpunim me drejtuesin e Departamentit të Shitjeve planifikon procesin e grumbullimit bazuar në nevojat e identifikuara paraprakisht nga drejtuesi i Departamentit të Shitjes;
  • Është përgjegjës për të zbatuar dhe ndjekur finalizimin e procesit të grumbullimit dhe kontrollit të cilësisë, si dhe për të garantuar që informacioni i përfituar nga aktiviteti i këtij procesi të jetë në përputhje me procedurat e miratuara të Shoqërisë;
  • Ka përgjegjësinë e zbatimit të procedurave të shoqërisë për procesin e grumbullimit e të mbulimit të kompetencave, dhe të garantojë zbatimin cilësisë për eksport;
  • Bashkëpunon me Departamentin e Shitjeve për standardin e cilësisë së furnitorëve dhe ndaj klientëve;
  • Ka si qëllim të sigurojë që produktet, përputhen me qëllimin dhe plotësojnë kërkesat e jashtme dhe të brendshme, përfshirë përputhshmërinë ligjore dhe pritshmëritë e klientit dhe gjithashtu koordinon aktivitetet e kërkuara për të plotësuar standardet e cilësisë;
  • Punon së bashku me punonjësit e magazinës dhe Përgjegjësin e Magazinës për të siguruar që procesi i Grumbullimit dhe i Kontrollit të Cilësisë funksionon siç duhet;
  • Mbikëqyr të gjitha mënyrat e për grumbullimin e produktit dhe gjen zgjidhjen e problemeve në lidhje me klientët, si edhe informon Administratorin për veprimet korrigjuese të kërkuara;
  • Raporton tek Administratori i Përgjithshëm dhe Departamenti i Shitjeve, mbi ecurinë e procesit të Grumbullimit e të Kontrollit të Cilësisë dhe çdo nevojë tjetër për përmirësim;

Kërkesa dhe kualifikime

Edukimi: Diplomë Universitare në Ekonomik/Agronomi.
Eksperiencë Pune: Eksperience pune në pozicione të ngjashme jo më pak se 3 vjet.

Kualifikime të tjera:

  • Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
  • Afësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet;
  • Të zotërojë gjuhën angleze;
  • Aftësi shumë të mira për të ruajtur informacionin konfidencial;
  • Të ketë aftësi në përdorimin e kompjuterit të raporteve numerike;
  • Aftësi për të koordinuar punën;
  • Aftësi për të punuar në grup dhë për të marë iniciativë
  • Të ketë automjet personal;
  • Pajisje me patentë të vlefshme drejtimi.

Procedura e aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion, jeni të lutur të dërgoni CV tuaj nëpërmjet emailit tek adresa hr@agroconalbania.al
Afati I dorezimit: 31 Maj 2017
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.

* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr.9887 të vendosur nga Parlamenti i Shqipërisë mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.
 


Apply
Back
Top