• Tirane, ofroj vend pune MENAXHER SHITJESH

Ne jemi duke kërkuar individë energjikë, me potencial të lartë, të vetë-motiviuar me integritet të lartë për tu bashkuar me ekipin tonë.
Jeni te ftuar të aplikoni për pozicionin: MENAXHER SHITJESH në Tiranë.

PERSHKRIMI I PUNES SE MENAXHERIT TE SHITJEVE

Menaxher i shitjeve duhet të ketë aftësi të forta shitëse dhe të jetë në gjëndje të përballojë refuzimin e shpeshtë. Ky person është një ambasador i kompanisë, pasi paraqet produktet dhe shërbimet e saj në nivelin më të lartë të mundshëm. Perfaqësuesi i shitjeve shpenzon pjesën më të madhe të kohës duke vizituar kompani dhe individë me qëllimin e sigurimit të klientëve të rinj,si dhe mirëmbajtjen e marrëdhënieve me klientët ekzistues duke vepruar si ndërmjetës midis kompanisë dhe klientit. Përfaqësuesi i shitjeve duhet të përdorë një shumëllojshmëri metodash për të kryer një shitje,duke përfshirë paraqitjen e broshurave,duke ofruar informacion për cdo zbritje apo ofertë të disponueshme dhe duke ju përgjigjur pyetjeve mbi produktet apo shërbimet që ofrohen. Cdo shitje bazohet në një komision, kështuqë përfaqësuesi i shitjeve duhet të ketë një qëndrim pozitiv ndaj punës dhe të kenë tendencën për të kryer një shitje me sukses. Orari i punes eshte nga ora 09:00 - 17:00 por mund te linde nevoja per udhetime ne qytete te tjera keshtu qe patenta eshte e domosdoshme.
DETYRAT

Përshkrimi: Përfaqësuesi i Shitjeve kontakton klientë të mundshëm, dhe punon për të shitur produkte dhe shërbime të ofruara nga kompania. Disa prej tyre mund të merren dhe me cështjet e konsumatorëve gjithashtu. Një Përfaqësues i Shitjeve kryen detyrat e mëposhtme:

• Përditësim i bazave të të dhënave të konsumatorëve
• Kryerja e hulumtimeve të tregut
• Përmbush objektivat e shitjes
• Promovon produkte të reja
• Raporton mbi trendet e shitjeve
• Rregjistron porositë
• Monitoron aktivitetin e konkurrentëve
• Vlerëson fushatat e marketingut


Kualifikimet / Kërkesat

• Të jesh profesional dhe të njohësh produktet dhe shërbimet e ofruara.
• Networking
• Negociues
• Të jesh i orientuar ndaj klientit – i sjellshëm, i përgjegjshëm dhe këmbëngulës.
• Entuziast
• Të jesh ambicioz,i sigurtë dhe i aftë për të marrë iniciativa.
• Të jesh i motivuar
• Aftësi të mira komunikimi
• Menaxhim i mirë i kohës
• Aftësi organizative
• Aftësi në shitje
• Të gatshëm për të punuar nën presion.

Menaxheri i shitjeve pritet të ketë aftësi shumë të mira në shitje.Mund të zotërojnë cdo lloj kualifikimi.Këto kualifikime mund të jenë specifike për industrinë ose të natyrës teknike.Përfaqësuesi i Shitjeve duhet të jetë në gjëndje të menaxhojë shumë klient në të njëtën kohë dhe të jenë bindës.


KERKESA PER POZICIONIN
· Diplomë universitare
· Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office.
· Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze.
· Patente Makine

Te interesuarit te dergojne nje CV ne adresen hr@btc-albania.com. Do te kontaktohen vetem ato kandidate qe kualifikohen ne fazen e pare.

Me respekt,
BTC-AL shpk


Cel. : 0675040800
 


Apply WhatsApp
Back
Top