• Tirane, ofroj vend pune Agjent Shitje

Smart Home Albania është kompania e parë në Shqipëri me fokus sistemet Smart Home. Kompania ofron sistemet më inovative me fokus rritjen e komfortit, uljen e faturës së energjisë elektrike dhe njëkohësisht rritjen e sigurisë.Smart Home Albania është realiteti me ofertën që garanton raportin cilësi-çmim më të mirë në treg.
Smart Home Albania është distributor zyrtar ekskluziv për gjithë Ballkanin i gjigandit prodhues amerikan TIS Texas Intelligent Systems. Aktualisht kompania vepron direkt apo nepermjet rishitesave ne Shqiperi, Kosove,Mal i Zi,Serbi,Greqi,Kroaci. Nëpërmjet TIS, Smart Home Albania ofron sisteme automatizimi për shtëpi,vila, zyra, hotele të ndërtuar e funksionalë
Me rastin e hapjes se showroom-it me inovativ ne Ballkan dhe rritjen e kerkesave nga departamenti i shitjes kerkon nje : Agjent Shitje

Pergjegjesite dhe detyrat
Nder detyrat kryesore renditen:

  • Planifikon, zhvillon dhe zbaton aktivitetet e shitjes per kategorine e produkteve te paracaktuar
  • Vendos kontakte me kliente te rinj dhe miremban kontaktet me klientet ekzistues.
  • Identifikon, vlereson dhe ploteson nevojat e klienteve bazuar ne politiken dhe strategjine fitimprurese dhe komerciale te kompanise
  • I ofron konsulence te plote klienteve ne lidhje me produktet e portofolit te paracaktuar
  • Kryen analiza tregu ne menyre qe te maksimizoj fitimin e portofolit te paracaktuar
  • Viziton klientet, negocion marreveshjet dhe nderton marredhenie afatgjata me ta
  • Nderton baza te dhenash, raporte analitike periodike ne lidhje me portofolin apo klientet perkates



Kandidati duhet te jete i afte si ne aspektin e marredhenive me klientin. Te jete energjik, komunikues, i afte ne punen ne grup, dinamik edhe i orientuar drejt objektivit duke bere te mundur zhvillimin edhe rritjen e kenaqesise se klienteve te portofolit.

Kriteret:

  • Diplome universitare / te mesme teknike ne Inxhineri elektrike/ ne Administrim Biznesi ose Marketing
  • Te zoteroje mire paketen Microsoft Office
  • Te jete njohes i te pakten nje prej gjuheve Anglisht/Italisht
  • Te zoteroje leje drejtimi klasi B

Pagesa parashikohet te jete me nje pjese fikse plus bonus ne varesi te shitjeve te realizuara.

Te interesuarit te dergojne CV ne adresen e email:
[COLOR=#000000]lejdi@smarthome.al[/COLOR]
Vetem personat e perzgjedhur do te kontaktohen.

Adresa : Rruga Hysen Zaloshnja, Komuna e Parisit , Tirane
 


Apply
Back
Top