• Berat, ofroj vend pune Inxhinier Planifikues

Berat
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
Gjuha
E ardhmja është ABCom
Nëse mendoni se keni energjinë e duhur për të sfiduar mundësitë që ofrohen për ju nga ABCom, kompania e parë në Shqipëri, e cila prezanton ekskluzivisht për konsumatorin produktin 3N1, Internet, Televizion Dixhital Kabllor dhe Telefoni Fikse, një mundësi e shkëlqyer vjen për ju.
Ne jemi një kompani që rritet me shpejtësi dhe që vlerëson cdo punonjës me ambicie profesionale, duke sjellë një mentalitet të ri përsa i përket politikave të kompanisë dhe burimeve të saj njerëzore.
Në kuadër të zgjerimit të kompanisë dhe portofolios së produkteve të saj, kompania kërkon të rinj profesionistë me eksperiencë për pozicionin " Inxhinier Planifikues”, në qytetin e Beratit.


Përgjegjësitë:



  • Planifikim i detajuar per zonat
  • Pergatitja e skemes elektrike per zonen e planifikuar
  • Optimizim perpara leshimit te sherbimit ne zone
  • Optimizim i rrjetit
  • Llogaritja e niveleve te sinjalit per zonen
  • Dimensionim i rrjetit




Profili:




  • Diplomë Universitare ne Inxhinieri Telekomunikacioni
  • Njohuri shume te mira te ACAD/VISIO software
  • Perdorim shume i mire e kompjuterit
  • Njohuri shume te mira te gjuhes angleze
  • Patente kategoria B
  • I gatshem per udhetime dhe inspektime ne stacione


Do të konsiderohet avantazh:

oEksperienca pune të mëparshme


Të nderuar kandidatë, ABCom është një kompani që ofron mundësi të shkëlqyera promovimi dhe karriere. Kjo mund të jetë mundësia juaj.


Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë një CV dhe një Letër Interesi në abcomhr@abcom.al ose në Zyrën e Burimeve Njerëzore të ABCom në adresën: ABCom Shpk, Rr. Dëshmorët e 4 Shkurtit, Kompleksi Green Park, Kulla 2, Kati V, Tiranë.


Për cdo informacion të mëtejshëm ju lutem të vizitoni faqen tonë www.abcom.al

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
 


Apply
Back
Top