• Tirane, ofroj vend pune Specialist i Pagesave Ndërkombëtare

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Finance-Specialist | Banke / Sigurime
Gjuha
Pozicion Vakant


Pozicioni: Specialist i Pagesave Ndërkombëtare
Divizioni: Sektori i Pagesave & Bankave Korrespondente
Afati i aplikimit: 21 Mars 2017



Qëllimi i Punës: Sigurimi i proçesimit të saktë dhe në kohë të transfertave në nisje dhe në mbërritje sipas principeve të njohura bankare.

Raporton pranë Drejtorit të Departamentit të Pagesave Ndërkombëtare.


Përgjegjësitë kryesore:


  • Proçeson transfertat nëpërmjet CBS, SWIFT në nisje në monedhë të huaj të kaluara nga Degët, Divizioni i Financës/njësi të tjera, sipas principeve të njohura bankare;
  • Proçeson në CBS transfertat në mbërritje në monedhë të huaj, të marra dhe proçesuara nëpërmjet SWIFT, në favor të klientëve të bankës tonë;
  • Administron komisionet e pagesave në monedhë të huaj në bashkëpunim me Departamentin e Administrimit të Llogarive të Bankave Korrespondente;
  • Në bashkëpunim me Departamentin e Administrimit të Llogarive të Bankave Korrespondente, kryen investigimet me bankat korrespondente në rast të ndonjë reklamimi lidhur me pagesat në nisje /mbërritje;
  • Autorizon në CBS transferta ndërkombetare (të huaja) të kryera nëpërmjet E-banking jashtë Shqiperisë;
  • Ndjek proçedurat e klerimit të çeqeve në monedhë të huaj, kryen veprimet përkatëse në CBS;
  • Operon sipas të drejtave / niveleve të aprovuara në CBS, SWIFT, AIPS, AECH.


Kompetencat e profilit;


  • Aftësi të mira analitike;
  • Aftësi të mira organizative;
  • Aftësi për të punuar në grup dhe brenda afateve kohore;
  • Aftësi të mira komunikuese.


Kërkesat:


  • Diplomë universitare në Ekonomik/të ngjashme;
  • Më shumë se 2 vjet eksperiencë në sistemin bankar (preferohet sistemi Flex Cube);
  • Njohuri të mira në anglisht (e shkruar dhe e folur);
  • Njohuri të mira kompjuterike.




Mënyra e aplikimit:

Dërgoni CV-në tuaj në adresën e email-it: hr@abi.al duke specifikuar pozicionin në subjektin e email-it.



Vetëm kandidaturat e vlerësuara të përshtatshme për këtë pozicion do të kontaktohen nga stafi i Burimeve Njerëzore.



Data e Publikimit: 08.03.2017
 


Apply
Back
Top