• Tirane, ofroj vend pune Përfaqësues Shitjesh në Zona Plus Tiranë

Pozicioni i Punës: Përfaqësues Shitjesh në Zona Plus Tiranë

Punëmarrësi do të jetë përgjegjës për:


  • Informimin e klientëve mbi kompaninë, produktet dhe shërbimet;
  • Ofrimin e shkëlqyer të shërbimit ndaj klientëve;
  • Ndjekja e proceseve të punës sic përcaktohet në udhëzimet e shitjeve dhe politikat tregtare;
  • Bashkëpunon me sektorë të tjerë brenda kompanisë për të mundësuar kryerjen e sukseshme të procesit të shitjes sic përcaktohet në rregulloret dhe politikat e shitjeve;
  • Kryerjen e aktiviteteve të shitjes me qëllim përmbushjen e nevojave të klientëve arritjen e objektivave të paracaktuara të shitjes.
  • Shitjen e produkteve dhe shërbimeve.
  • Kujdesin ndaj pajisjeve dhe mjedisit të punës, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë në komunikimin me klientët.
  • Marrjen e informacionit nga klientët lidhur me nevojat, shërbimet, performancën dhe imazhin e kompanisë.
  • Ndjekjen e kërkesave të pazgjidhura të klientëve duke i adresuar ato tek sektorët përkatës në kompani;
  • Njohjen, dokumentimin dhe lajmërimin e supervizorëve rreth ndodhive dhe cështjeve problematike të ngritura nga klientët ose nga vetë punëmarrësi;
  • Implementimin e politikave dhe procedurave në fuqi të kompanisë;
  • Rekomandimin e përmirësimeve të proceseve, duke identifikuar problemet dhe rreziqeve;


Kandidati duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:


  • Eksperiencë e mëparshme në fushën e shitjeve përbën avantazh;
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Aftësi të mira në kompjuter dhe aftësi për të mësuar programet/sistemet aplikative të shitjes;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi;
  • Të jetë person energjik dhe i motivuar;
  • Të jetë i përgjegjshëm dhe i kujdesshëm ndaj detajeve;
  • Paraqitje profesionale e të jetë i/e orientuar drejt shërbimit të klientit;
  • I/e gatshëm për të punuar me turne;
  • Ambicioz/e, i/e besueshëm dhe i aftë për të ndërmarrë iniciativa;
  • Aftësi për të punuar individualisht si dhe në grup;
  • Aftësi për të trajnuar punonjësit e rinj rreth punës aktuale.


Aplikoni per te qene pjese e Skuadres PLUS. Ju mund te dergoni aplikimin tuaj online, ose te dergoni CV-ne dhe Letren e Interesit ne adresen e e-mail-it hr@plus.al.
Vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen.
PLUS ju siguron qe aplikimi juaj do të trajtohet me konfidencialitet të plotë dhe te dhenat tuaja jane te sigurta.
Data e mbylljes se aplikimeve eshte 07 Mars 2017.
 


Apply
Back
Top