• Tirane, ofroj vend pune General Manager ne fushen e Turizmit

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim strategjik | Drejtues
Gjuha
General Manager

Përgjegjësitë

Detyrat menaxheriale do të përfshijnë:
• Planifikimi, organizimi e monitorimi i mikritjes, furnizimit te katering dhe shërbimeve të tjera plotesuese hoteliere;
• promovimin dhe marketingun e struktures;
• menaxhimin e buxheteve dhe planeve financiare dhe monitorimin e tyre
• mbajtjen e shënimeve statistikore dhe financiare;
• vendosjen dhe arritjen e objektivave te shitjeve dhe fitimit;
• analize e shifrave te shitjes dhe hartimi i marketingut dhe menaxhimit të të ardhurave e strategjive;
• rekrutimin, trajnimin dhe monitorim te stafit, ne bashkepunim ne pergjiegjesit e secilit sektor;
• planifikimin e oraret e punës për individët dhe ekipet, bashkerendim me pergjegjesit e secilit grup;
• prezence e kontakt me vizitoret e drejtepredrejte por edhe me te interesuarit per bashkepunime;
• te monitoroje dhe japi zgjidhje ankesave dhe komenteve te vizitoreve;
• adresimin e problemeve;
• mbledhje here periodike por te skeduluara me stafin;
• mbikëqyrjen e mirëmbajtjes, furnizimeve, rinovimet dhe orendive;
• kontakt me kontraktuesit dhe furnitoret;
• sigurimin e sigurisë si kusht paresor;
• kryerjen e inspektimeve te vazhdueshme të pronës dhe shërbimeve te ofruara;


Kualifikimet e nevojshme:
• Gjuhe te huaja, anglishten patjeter e minimalisht, perparesi nese zoteron gjuhe te tjera.
• Studiuar menaxhim biznesi;
• Te njohi, kete eksperienca ne hoteleri dhe menaxhimin e sektorit te mikpritjes;
• Te njohi sektorin e udhëtimeve, turizmit apo kohës së lirë.

Aftësitë personale :

• një karakter miqësore dhe me dëshirë për të ndihmuar, degjuar dhe për të kënaqur vizitoret;
• aftësinë për të menduar në mënyrë të qartë dhe të marrë vendime të shpejta;
• aftesi numerike dhe te planifikimit logjistik;
• një mënyrë profesionale dhe një qasje të qetë e racionale në situata plot tension;
• aftësine për të balancuar prioritete e vizitoreve dhe të biznesit ;
• fleksibilitet dhe mentalitet te hapur ;
• energjik dhe i durueshem;
• komunikim dhe aftësi ndërpersonale, sidomos me vizitore shtetesh e huaja.

Eksperience pune
Pervoja ne sektor te ngjashem perben perparesi.

Te interesuarit mund te dergojne me email cv-ne ne : hragikons@agikons.com

Adresa: Bllokur Rezidencial “Kodra e Diellit”, A0/1. Tirane, Albania.
 


Apply
Back
Top