• Tirane, ofroj vend pune DREJTOR I BIZNESIT

DREJTOR I BIZNESIT:

Qellimi i pergjithshem i punes: Drejtori i Biznesit ka pergjegjesi per koordinimin optimal te mjeteve dhe burimeve njerezore, me qellim maksimizimin e shitjeve ndaj biznesit dhe sigurimit te nje sherbimi sa me te mire ndaj anetareve te Shkk-se.



PERGJEGJESITE KRYESORE PERFSHIJNE:

1. Ndjek volumin e shitjeve ekzistuese per anetaret ne menyre qe te arrihet nje perfitueshmeri sa me e mire nga anetaret e Shkk-se dhe te behet e mundur arritja e objektivave te Shkk-se.
2. Koordinon punen me stafin e Departamentit dhe me Administratoret e Degeve me qellim identifikimin e anetareve aktual te Shkk-se qe kane potencial per zgjerim te shitjes nga Shkk-ja, si edhe te anetareve potencial qe kane vlere te larte per Shkk-ne dhe mundesi te konsiderueshme per shitje te suksesshme.
3. Ne bashkepunim me stafin, krijon listen e anetareve prioritar te Shkk-se, nga te dyja aspektet: a) anetaret ekzistues ku duhet mbajtur/zgjeruar shitja; b) anetaret perspektiv qe synohen te kthehen ne anetare reale dhe te vlefshem per Shkk-ne.
4. Sipas vleresimit te nevojes dhe momentit, organizon takime me anetaret potencial dhe merr pjese direkte ne to, kur gjykohet e nevojshme, me qellim te shnderrimit te anetareve potencial ne anetare reale te Shkk-se, si dhe sinjalizon momentet kur ka vend dhe nevoje per nderhyrje te niveleve me te larta te Shkk-s.
5. Udhezon deget per rritjen e rezultateve me anetaret , reagon kur nuk arrihen objektivat e caktuar me synim te korrigjimit te situates.
6. Propozon permiresime te kushteve per terheqjen e anetareve preferenciale, duke balancuar kete nevoje me kerkesat e maksimizimit te rezultateve te Shkk-se dhe me mundesite operacionale te saj.
7. Propozon produkte te reja apo paketa produktesh te reja te orientuara drejt anetareve ne sherbim te nje marredhenieje sa me cilesore dhe afatgjate te tyre me Shkk-ne.
8. Inicion dhe merr pjese ne rregullimin procedural te shitjes dhe hartimin dhe mirembajtjen e Manualit te Shitjes se Shkk-se.
9. Asiston stafin e degeve/agjencive te Shkk-se te perfshira ne kredidhenien per nje kuptim te qarte te produkteve dhe procedurave dhe zbatimin korrekt dhe cilesor te tyre.
10. Kryen detyra te tjera te lidhura me fushen qe mbulon, qe mund t’i ngarkohen nga Drejtimi Ekzekutiv.
11. Asiston stafin e departamentit ne zhvillimin profesional, si dhe vlereson performancen e tyre ne kuader te procedurave te brendshme.



KUALIFIKIMET:

- Diplome e Fakultetit Ekonomik.
- Eksperience pune minimalisht 5 vjet ne shitje / kredidhenie biznesi.
- Eksperience te meparshme ne pozicion drejtues ne sektorin e kredidhenies, ne sistemin financiar.

Aftesi te tjera:
- Njohuri te thella te procesit kreditor dhe vleresimit te kredidhenies per biznesin.
- Aftesi te mira komunikimi, prezantimi dhe bashkepunimi.
- Te kete aftesi te mira organizative, menaxhuese, koordinuese dhe te punes ne ekip.
- Aftesi drejtuese dhe motivuese per stafin.
- Te jete i pergjegjshem, korrekt dhe me iniciative.
- Njohuri shume te mira te gjuhes Angleze.
- Perdorim shume te mire te programeve te paketes Office, Excel, Word etj.

PAGESA: Ne nivele konkuruese

Afati I dorezimit te aplikimeve : Te gjithe te interesuarit jane te lutur te dergojne CV e detajuar me pershkrimin “Drejtor I Biznesit” , brenda dates 7 shkurt 2017, ne adresen : contact@unionijehona.org
Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen per interviste.
 


Apply
Back
Top