• Tirane, ofroj vend pune Menaxher i Sigurise

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
"Tirana Ring Center” është Qendra më e re Polifunksionale në Tiranë, me siperfaqe totale ndërtimi prej 55.000 m2, më e madhe brenda qytetit, me një shumëllojshmeri shërbimesh duke përfshire një Qendër Tregëtare me më shumë se 70 Marka Ndërkombëtare, Hipermarket, Restorant Panoramik, Bar Kafe, Spa, Fitness, Ambjente argëtimi për fëmijë, Pistë Patinazhi, Kinema 5D dhe 7D, Zyra bashkëkohore dhe Apartamente të ndërtuara sipas Standarteve Europiane duke përdorur tekonologji Inovative.


“Tirana Ring Center” kerkon te punesoje: “Menaxher i Sigurise


Detyrat dhe Pergjegjesite:


Eshte pergjegjes per sigurinë ne qender dhe sigurinë e punonjësve;
Raporton rregullisht ne lidhje me problematikat e ndryshme gjatë punës;
Instrukton stafin qe ka ne varesi per detyrat qe i perkasin dhe çeshtje qe lidhen me sigurinë ne qender;
Kujdeset per mirefunksionimin e sistemeve të mbrojtjes (sistem kundra vjedhjes, sistemi mbrojtjes nga zjarri etj.);
Kontrollon punën e kompanisë së jashtme te kontraktuar nga kompania;
Bashkepunon ngushte me departamentet e tjera sipas nevojave te kompanise;
Bashkëpunon dhe koordinon punën me organet kompetente kur është e nevojshme;
Realizon detyra të tjera në lidhje me sigurinë dhe mbarëvajtjen e punës;


Kriteret:

Te kete perfunduar studimet e larta prane Institucioneve Arsimore Ushtarake;
Te kete me shume se tre vite eksperiencë në pozicione të ngjashme;
Të ketë njohuri rreth rregulloreve dhe ligjeve për sigurinë fizike mbi sigurinë në punë;
Te kete njohuri te mira te programeve bazë të kompjuterit ;
Te kete aftësi shumë të mira komunikimi;
Te jete fleksibel me oraret;


Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj ne gjuhen Shqipe me Fotografi në adresën e e-mail-it: hr@ring.al brenda dates 06.02.2017.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj ploteson kriteret kualifikuese te siperpermendura.

Tel. : +355 4 450 42 51

*Te gjitha aplikimet do te trajtohen me konfidencialitet te plote sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqiperise per “Mbrojtjen e te Dhenave Personale”.



 


Apply WhatsApp
Back
Top