Tirane, ofroj vend pune Koordinator i Logjistikes dhe Aseteve Fikse
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Security | Polic | Ushtarak | Roje
- Gjuha
-
MEGATEK, hipermarketi me i madh i tipit “Do It Yourself” ne Shqiperi. i cili ofron shitje me shumice dhe pakice, po kërkon te punesoje:
Koordinator i Logjistikes dhe Aseteve Fikse
Qellimi i Pozicionit: Koordinon punen per te siguruar mbarevajtje në dy funksionet baze si ne logjistike dhe ne asete.
Detyrat dhe Pergjegjesite:
- Koordinon punen per levizjen e mjeteve nen administrimin e Megatek, me qellim mbarevajtjen dhe plotesimin e nevojave per levizje per te gjithe departamentet e Megatek.
- Harton raporte mujore ne lidhje me konsumin e karburantit per cdo makine te Megatek dhe raporton rastet kur ka tejkalim te normave te lejuara te konsumit.
- Kryen te gjitha procedurat e nevojshme me kompanite e sigurimit ne rast aksidentesh te makinave te kompanise, se bashku me perdoruesin e mjetit te perfshire ne aksident.
- Monitoron dhe siguron, ne bashkepunim me departamentin e mirembajtes, funksionimin e sistemit te fikjes se zjarrit dhe angazhohet ne trajnimet qe lidhen me perdorimin e fikseve te zjarrit.
- Eshte pjese e organizimit te procesit te evakuimit te stafit ne rast emergjencash dhe siguron qe sistemi eshte ne funksionim te plote.
- Kordinon pajisjen, transferimin apo zhvendosjen ne menyre te autorizuar te Aseteve fikse te Shoqerise dhe monitoron ne menyre sistematike per arritjen e objektivave te vendosura.
- Pjese e inventarit vjetor te aseteve fikse
- Detyra te tjera sic nevojiten/ kerkohen.
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:
Edukimi: Diplome e arsimit te larte.Preferohet Administrim Bisnesi.
Eksperiencë pune: Preferohet experienca min 2 vite te meparshme ne fushen e logjistikes
Aftësite:
- Aftesi shume te mira teknike
- Aftesi komunikuese
- Aftesi shume te mira nderpersonale.
Aftesi te tjera:
- Njohuri te mira te gjuhes angleze.
- Njohuri të mira kompjuterike.
Procedura e Aplikimit:
Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dorezoni CV te detajuar tek Divizioni i Burimeve Njerezore nepermjet njeres nga menyrat si ne vijim:
1. Me e-mail: burimenjerezore@megateksa.com
2. Duke derguar me poste ne adresen e meposhtme:
MEGATEK S.A
Divizioni i Burimeve Njerezore
Autostrada Tirane-Durres km 7.
Tirana, Albania
Apply WhatsApp