• Tirane, workshop - Trajnim per Menaxhimin e Shitjeve

Trajnim per Menaxhimin e Shitjeve.

Me dt. 21/12/2016 ne oren: 16:30 mbahet workshopi.

Suksesi në shitje është esencial në cdo aktivitet biznesi dhe konkretizon përpjekjet e të gjitha departamenteve për të siguruar të ardhura të mjaftueshme. Për trajnime mbi shitjen, në tregun botëror kompanitë shpenzojnë miliarda dollarë cdo vit. Dhe shumica e programeve dështojnë për të dhënë efekte afatgjata.

REALITETI: Gjithkush dëshiron të bëjë më shumë shitje, por ekonomia e tanishme krijon ende sfida të shumta për biznesin dhe shitjen, sfida që janë edhe frustruese edhe acaruese. Për të fituar një pjesë të madhe të shitjeve në një treg të varfër e të keq ... VEPRO TANI!



Në përputhje me objektivat e workshopit, pjesëmarrësit do të mësojnë mbi:

💎Elementët e Menaxhimit të Shitjeve, Planifikimi, Ekipi, Trajnimi, Drejtimi, Kontrolli.
💎Do të kuptojnë rolet e Menaxherit të Shitjeve, Detyrat dhe përgjegjësitë.
💎Rolet e anëtarëve të ekipit. Lidershipi dhe vendim-marrja.
💎Do të mësojnë mbi organizimin e shitjeve - sipas Territorit dhe/ose Funksioneve të Menaxhimit, vendosjen e objektivave dhe kuotave të shitjes.
💎Do të mësojnë mbi rekrutimi, përzgjedhjen, trajnimin dhe zhvillimin i ekipit. Kompensimi dhe motivimi i ekipit.


Ky Workshop organizohet kryesisht për te rinje, student, drejtues, menaxherë dhe punonjës shitje, punonjës administrate, etj.


Cdo pjesmarrës do të pajiset me certifikate përkatëse.

Trajner: Edmond Norra
Z. Edmond Norra, është themelues i ProspecTime Consulting, ka experiencë 20 vjecare në shitje dhe menaxhim në sektorin privat si në Shqipëri edhe në Kosovë. Ekspertiza e tij pranë ProspecTime Consulting si Konsulent dhe Trainer mbi Shitjet, ofron këshillim profesional për individët dhe bizneset në fushën e shitjeve dhe menaxhimit, duke trajtuar tema të tilla si: ndërtimi i marrëdhënieve, aftësitë në shitje dhe negocim, orientimi në rezultat, motivim, udhëheqje eficente, menaxhim dhe analizë etj.

Zoti.Norra ka kryer studimet e larta pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, dhe ka ndjekur një serë trajnimesh të specializuara në fushën e menaxhimit dhe shitjes jashtë vendit.
Së fundi, Z. Norra ka kryer me sukses çertifikimin GCA (Gitomer Certified Advisor) dhe është licensuar për trajnimet GITOMER si dhe mbi Platformën GLA (Gitomer Learning Academy) në SHBA.
____________________________________________________
1f3e3.png
🏣
Adresa:Qendra e Biznesit "Karl Topia" kati i dytë (pranë rrethrrotullimit të zogut të zi) Tiranë-Shqipëri.
260e.png
Tel:+355 42262026,
1f4f1.png
📱
Cel:+355 6972 27 720


Per pjesmarrjen tuaj kontaktoni ne nr e cel deri ne dt 20.12.2016
 


Contact WhatsApp
Back
Top