• Tirane, ofroj vend pune Zhvillues Software

Pozicioni: Zhvillues Software
Communication Progress Sh.p.k, kërkon të punësojë 2 (dy) Zhvillues Software, të cilët do të jenë pjesë e një ekipi për zhvillimin e produkteve software.

Detyrat dhe përgjegjësitë:


 Përcakton, zbaton dhe mirëmban zgjidhjet teknike
 Harton, zbaton dhe teston përshtatjet dhe zgjerimet e produkteve software
 Punon me grupin e zhvillimit dhe drejtuesin e grupit për zhvillimin e kërkesave të dizajnit në mënyrë që të jenë korrekte dhe në përputhje me nevojat e klientëve
 Përgatit dokumentacionin teknik dhe guidën e përdoruesit për zgjidhjet e zhvillimit
 Përgatit dhe paraqet raportet e aktiviteteve javore te drejtuesi i grupit
 Merr pjesë në procesin e testimit dhe dokumentimit të zhvillimeve të bëra për klientët
 Ofron suport teknik për korrigjimin e defekteve të identifikuara
 Në mënyrë aktive kërkon dhe ruan njohuri mbi tendencat e fundit mbi zhvillimin dhe teknologjinë


Kualifikimet dhe kërkesat:


 Të jetë i diplomuar në Shkenca kompjuterike
 Të ketë minimumi 1 vit experiencë pune në zhvillimin e produkteve software
 Të ketë eksperiencë pune me databazat relacionale, preferohet PostgreSQL
 Të ketë njohuri programimi në Object oriented, preferohet python.
 Të ketë njohuri bazë rreth Javascript, HTML, XML, CSS
 Të ketë aftësi të mira analitike
 Të jetë i aftë të menaxhojë kohën dhe ngarkesën e punës
 Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi
 Të ketë aftësi për të punuar në një ambjent bashkëpunues
 Të ketë aftësi të shkëlqyera të gjuhës Angleze, në lexim dhe shkrim


Ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj të plotë duke përfshirë një letër motivimi dhe cv-në tek: rekrutime@commprog.com


Tel. : 04 24 13 901

Cel. : 066 40 42 416
 


Apply
Back
Top