• Tirane, ofroj vend pune Specialist Rekrutimesh - Durrës

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
EPPC Albania kërkon një Specialist Rekrutimesh, për klientin e saj kompani ndërkombëtare e konsoliduar në sektorin Call Center.

Përgjegjësitë Kryesore:

· Harton, përgatit dhe publikon njoftimet e punës sipas profileve të kërkuara;
· Përgatit dhe ndjek proceset e brendshme të rekrutimit të personelit;
· Identifikon kanalet më efektive të rekrutimit me qëllim zgjerimin e databases së kandidatëve sipas nevojave të kompanisë;
· Kujdeset për ruajtjen e dosjeve të personelit;
· Organizon takime/fushata të ndryshme të hapura në komunitet me qëllim prezantimin e aktiviteteve të kompanisë dhe të pozicioneve vakante të punës që ofron.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

· Kandidati të jetë me banim në Durrës;
· Diplomë Universitare;
· Përvojë e mëparshme pune në pozicione të ngjashme 1-2 vjet; (eksperienca në Call Center përbën avantazh)
· Njohja e shkëlqyer e gjuhës Italiane është domosdoshmëri;
· Njohuri të mira të paketës MS Office;
· Aftësi të mira komunikuese, bashkëpunuese dhe organizative.

Të dhënat:


Pozicioni: Specialist Rekrutimesh;
Vendndodhja: Durrës;
Orari: 44 orë në javë;
Pagesa: Shumë e mirë;
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 18.12.2016.


Si të aplikoni:



Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top