• ofroj vend pune Inxhinier Projekti (jashtë Shqipërisë)

Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
Gjuha

"Albanian HR Solutions sh.p.k."
është një kompani e mbështetur mbi një rrjet ekspertësh e cila ofron konsulencë dhe shërbime të ndryshme në Fushën e Burimeve Njerëzore.
Po bashkëpunojmë me një ndër kompanitë më serioze në Shqipëri në fushën e Ndërtimit e cila ka shtrire aktivitetin e saj edhe jashtë vendit.
Njoftojmë që Albanian HR Solutions sh.p.k. ka nisur procesin e selektimit për postin:


Inxhinier Projekti
për një projekt që po realizohet jashtë Shqipërisë



Detyrat kryesore:

• Vepron si këshilltar kryesor teknik në kantierin e ndërtimit për përgjegjësit e grupeve, teknikët dhe operatorët.
• Përcakton, përshtat dhe vrojton vendet e punës për grupet e teknikëve.
• Kontrollon planet, vizatimet dhe sasitë dhe sigurohet në saktësinë e llogaritjeve.
• Sigurohet se të gjitha materialet e përdorura dhe që nevojiten për tu përdorur janë konform specifikave të kërkuara.
• Manaxhon, monitoron dhe interpreton dokumentat kontraktuale të projekteve të siguruara nga klienti/arkitekti.
• Mban lidhje periodike dhe konsulence me klientin, mbikqyrësin, përgjegjësat e grupeve dhe teknikët të përfshirë në projekt.
• Komunikon me klientin dhe përfaqësuesit e tyre (arkitekt, inxhinier, mbikqyrës) duke përfshirë dhe takime të rregullta për të raportuar tek ata progresin e punimeve.
• Planifikon punimet me efikasitet për grupet e punës, duke ju siguruar koordimin të plotë për mbarvajten e punimeve në mënyre që të përmbushen afatet e miratuara
• Mbikqyr kontrollin e cilësisë, shëndetit të punonjësve, dhe sigurimin teknik në kantier.
• Përgatit raportet sipas kërkesave, etj.



Kriteret dhe kualifikimet:

• Të ketë kryer studimet e larta në Menaxhim Ndërtimi, Arkitekturë ose Inxhinieri.
• Të ketë eksperiencë pune në menaxhim projekti, minimumi 3 vite.
• Të ketë njohuri të shkëlqyera të produkteve të ndërtimit, detajeve të ndërtimit dhe rregullave përkatëse, rregulloret dhe standardet e cilësisë.
• Të ketë njohuri të paketave software për menaxhimin e ndërtimit
• Të jetë kompetent në zgjidhje konfliktesh dhe menaxhim krizash
• Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze




Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimet e tyre përpara datës 10.12.2016 në adresën elektronike: alb@ahrs.al

*Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni do të njoftohen për intervistë.

Me ne më të sukseshëm!
 


Apply WhatsApp
Back
Top