• ofroj vend pune Menaxher Projekti (jashtë Shqipërisë)

Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Profesioni | Fusha?
Gjuha

"Albanian HR Solutions sh.p.k."
është një kompani e mbështetur mbi një rrjet ekspertësh e cila ofron konsulencë dhe shërbime të ndryshme në Fushën e Burimeve Njerëzore.
Po bashkëpunojmë me një ndër kompanitë më serioze në Shqipëri në fushën e Ndërtimit e cila ka shtrire aktivitetin e saj edhe jashtë vendit.
Njoftojmë që Albanian HR Solutions sh.p.k. ka nisur procesin e selektimit për postin:


Menaxher Projekti
për një projekt që po realizohet jashtë Shqipërisë



Detyrat kryesore:

• Mbikqyr dhe drejton projektin nga faza kontraktuale deri në dorëzimin e tij.
• Rishikon projektin në detaj në mënyrë që të programojë rezultatet finale dhe vlerësimin e kostove.
• Supervizon të gjitha territoret ku punohet për të verifikuar respektimin e normave të sigurisë së ndërtimit.
• Koordinon dhe drejton Inxhinierët e kantierit, përgjegjësit e grupeve të punës dhe teknikët në kantier, për të mundësuar respektimin e prioriteteve dhe programeve të aprovuara nga klienti.
• Seleksionon veglat, materialet dhe pajisjet si dhe bën inventarizimin e tyre.
• Sigurohet për plotësimin e kushteve kontraktuale në lidhje me performancën
• Rishikon dhe raporton progresin e punimeve në mënyrë të përditshme.
• Përgatit raporte periodike të brendshme dhe me klientin që kanë të bëjnë me progresin e punimeve.
• Sigurohet për standartet e cilësisë së ndërtimit dhe përdorimin e teknikave të duhura nga grupet e punës.
• Përfaqëson kompaninë në ruajtjen dhe mbarëvajtjen e marrëdhënies me klientin, etj.



Kriteret dhe kualifikimet:

• Të ketë kryer studimet e larta në Menaxhim Ndërtimi, Arkitekturë ose Inxhinieri.
• Të ketë eksperiencë pune në menaxhim projekti , minimumi 5 vite.
• Të ketë njohuri të avancuara në menaxhimin e proceseve, mjeteve dhe metodave të ndërtimit.
• Të ketë njohuri të shkëlqyera të produkteve të ndërtimit, detajeve të ndërtimit dhe rregullave përkatëse, rregulloret dhe standardet e cilësisë.
• Të ketë njohuri të paketave software për menaxhimin e ndërtimit
• Të jetë kompetent në zgjidhje konfliktesh dhe menaxhim krizash
• Të ketë aftësi lidershipi dhe menaxhimi të burimeve njerëzore
• Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze




Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimet e tyre përpara datës 10.12.2016 në adresën elektronike: alb@ahrs.al

*Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni do të njoftohen për intervistë.

Me ne më të sukseshëm!
 


Apply WhatsApp
Back
Top