• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Strukturist

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Ndertimi
Gjuha
Kerkohet Inxhinier Strukturist!

Kompania SEED Consulting eshte nje studio qe operon ne tregun e konsulences per sektorin e Infrastruktures se Transportit. Aktualisht, kompania eshte nje nga shoqerite lider ne tregun shqiptar te konsulences inxhinierike dhe eshte e angazhuar ne partneritet me kompani te huaja ne nje sere projektesh te rendesishme ne vend si: “Studim Projektim Zgjerim Superstrada Tirane-Durres”, “Studim Fizibiliteti dhe Projektim I rrugeve te zones Thumane – Fushe – Kruje – Vore – Kashar”, “Mbikqyrje e Mirembajtjes se Rrjetit Kombetar Rrugor ” etj.
Ne kuadrin e zhvillimit te aktivitetit te saj ne fushen e Studim Projektimeve te Infrastruktures rrugore, shoqeria kerkon te punesoje inxhinier te profilit strukturist dhe/ose transport me njohje te mire dhe me eksperience ne perdorimin e programeve te specializuara per projektimin inxhinierik te veprave te artit te infrastruktures rrugore. Kriteret paraqiten si me poshte:

1. Diplome ne Universitetin e Inxhinierise se Ndertimit – Profili Strukturist.
2. Njohuri te mira ne programe inxhinierike si: AutoCAD, Sap 2000, Etabs etj.
3. Njohuri shume te mira te gjuhes angleze dhe italiane.
4. Aftesi te mira komunikimi dhe bashkepunimi ne grup kolegesh.
5. Eshte e preferueshme qe kandidati te kete kryer specializim ne fushen e menaxhimit dhe projektimit te veprave te infrastruktures rrugore, si edhe te kete eksperience mbi 3-vjecare ne kete fushe.


Te interesuarit mund te kontaktojne ne adresen e e-mail: estela.karagjozi@seed-consulting.al ose ne nr:+35542430194.
Adresa: Rruga: "Sami Frasheri", Pall: TID Ballkan, kati 2.

Tel. : +35542430194
 


Apply WhatsApp
Back
Top