• Tirane, ofroj vend pune Planifikues Teknik

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
Gjuha
  1. anglisht
ALUFLOR mundëson ndërtimin e fasadave të teknologjisë së lartë, dritareve dhe dyerve duke përdorur sisteme të profileve të aluminit, pajisje të përpunimit, aksesorëve dhe ekspertizë teknike të cilësisë më të lartë. Për më tepër ALUFLOR ka vendosur standarde të larta teknologjike në industrinë e ndërtimit. Përfitimi funksional i markës qëndron në zgjidhjet më të mira teknike.

ALUFLOR eshte i interesuar te punesoje nje Planifikues Teknik, që të plotesoje kriteret e meposhtme:

Kriteteret :

- Diplomë Universitare në Inxhinieri Ndërtimi ose Inxhinieri Mekanike.
- Mbi 3 vjet eksperiencë pune në fushën e Inxhinierisë (preferohet te kete eksperience edhe me fasadat).
- Preferohet te kete studiuar/punuar jashte ose te kete eksperience pune me te huajt.
- Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze.
- Aftësi shumë të mira organizuese, menaxhuese dhe koordinuese.
- Aftësi për të dhënë sugjerime dhe alternativa për zgjidhjen e problemeve dhe situatave.
- Aftësi të mira komunikimi dhe të bashkëpunimit.
- Të jetë i besueshëm, i përgjegjshëm dhe të përmbushë detyrimet e punës.
- Aftesi per te Menaxhuar dhe planifikuar kohën me eficence
- Aftesi organizative dhe menaxhuese
- Aftesi per menaxhim financiar dhe te buxhetit

Detyra dhe pergjegjesi:

- Hartimi i planit të punës dhe ndërtimi i strategjisë në lidhje me realizimin e objektivave dhe afateve të vendosura.
- Bën çdo ditë raportim tek Menaxheri i Projektit dhe/ose Drejtori i Projektit.
- Të krijoje, mirëmbaje, rishikoje dhe administroje planet e punes se punonjesve dhe te procesve te prodhimit dhe montimit.
- Te bashkepunoje me Menaxherin e Projektit dhe Inxhinierët për të diskutuar progresin e projektit dhe për të adresuar çdo problem të mundshëm.
- Ndjekja e planeve te puneve të projektimit, prodhimit dhe montimit dhe të gjitha procedurave që përfshihen në të.
- Është përgjegjës të performojë detyra të tjera që kërkohen nga eprori i drejtpërdrejtë.


Per ata qe i plotesojne keto kritere te dergojne CV-ne e tyre me foto, duke specifikuar pozicionin e punes per te cilin aplikojne:
email: recruit@aluflor.com

Adresa: Rr. "Xhanfize Keko", Ish-Profarma, Tirane
 


Apply
Back
Top