• Tirane, ofroj vend pune Preventivues i Ndërtimeve Civile

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Profesioni | Fusha?
Gjuha
Kompania "Albanian HR Solutions sh.p.k." është një kompani e mbështetur mbi një rrjet ekspertësh e cila ofron shërbime dhe konsulencë në Fushën e Burimeve Njerëzore.

Albanian HR Solutions sh.p.k, ka filluar procesin e selektimit të kandidatëve për pozicionin:


Preventivues i Ndërtimeve Civile




Detyrat kryesore:

● Përgatit preventivat e objekteve gjatë fazave të përgatitjes së projekt-idesë, të projekt zbatimit duke vlerësuar koston në përputhje me çmimet e Manualeve Teknike të Ndërtimit.
● Përgatit fondin limit të objekteve që do të ndërtohen.
● Dërgon për njohje, zbatim në cdo degë që lidhet me zbatimin e objektit, Manualet Teknike të miratuara ose amendamente që lidhen me zbatimin e cmimeve të reja.
● Studion Manualet referuese Teknike të ndërtimit në fuqi dhe nëse ka problematika lidhur me analizat teknike të cmimeve të zërave të punimeve të ndërtimit, përgatit informacionin e nevojshem për shqyrtim.
● Grumbullon, studion dhe propozon për miratim, analizat teknike të cmimeve njësi të ndërtimit të paraqitura nga operatorë të ndryshëm projektues apo zbatues.
● Merr pjesë në zgjidhjen e problematikave që lidhen me vleresimet e kostove të projektit, dhe raporton periodikisht pranë Punëdhënësit të tij.


Kualifikime/ Kërkesa:

• Të ketë kryer studimet e larta në degën Inxhinieri Ndërtimi.
• Të ketë minimalisht 3 vite eksperiencë pune në të njëjtin profil.
• Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze.


Kandidatët e interesuar janë të lutur të aplikojnë në adresën e postës elektronike: alb@ahrs.al brenda datës 30.10.2016



*Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur referuar informacionit të CV-së, do të njoftohen për intervistë.



Me ne më të suksesshëm!
 


Apply WhatsApp
Back
Top