• Tirane, ofroj vend pune Store Manager

EPPC Albania kërkon një Store Manager për klientin e saj, i cili është një ndër BRAND-et më të njohura ndërkombëtare të Retail-it, në industrinë e modës.

Përgjegjësitë Kryesore:

· Menaxhimi dhe motivimi i stafit të dyqanit për të maksimizuar efikasitetin në punë me qëllim rritjen e shitjeve ditore;
· Menaxhimi i niveleve të stokut dhe kontrollit të tij;
· Organizimi i promocioneve në nivel dyqani;
· Përpilimi i raporteve statistikore periodike me qëllim analizimin e shitjeve dhe parashikimin për rritjen e tyre në të ardhmen me qëllim maksimizimin e përfitimeve nga dyqani;
· Përfshirja në ofrimin e një shërbimi cilësor dhe të kënaqshëm klientëve, si dhe ndjekja e procesit të porosive;
· Sigurimi i standarteve të cilësisë, paraqitjes dhe vendosjes së mallit në dyqan;
· Bashkëpunimi i ngushtë me të gjitha departamentet e tjera me qëllim ndjekjen e të gjitha cështjeve të dyqanit.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

· Diplomë Universitare;
· Përvojë e mëparshme në menaxhimin e shitjeve me pakicë është domosdoshmëri
(Eksperienca në Fashion-Retail është e preferueshme);
· Të zotëroj shkëlqyeshëm gjuhën Angleze;
· Të zotërojë shumë mirë paketën MS Office (Word-Excel);
· Të jetë i orientuar drejt nevojave të klientit;
· Të shfaq aftësi të mira planifikuese dhe menaxhuese.

Të dhënat:

Pozicioni: Menaxher Dyqani;
Vendndodhja: Tiranë;
Orari: 45 orë në javë;
Pagesa: Shumë e mirë;
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 18.08.2016.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top