• Tirane, ofroj vend pune Assistant Store Manager

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
EPPC Albania kërkon një Assistant Store Manager për klientin e saj, i cili është një ndër BRAND-et më të njohura ndërkombëtare të Retail-it, në industrinë e modës.

Përgjegjësitë Kryesore:

· Koordinon operacionet e perditshme në dyqan dhe është përgjegjës për kontrollin e nivelit të stokut, kontrolleve rutinë dhe inventarëve;
· Organizimi dhe zbatimi i turneve dhe orareve të punës për personelin e dyqanit sipas prioriteteve të dyqanit dhe buxhetit të shitjes;
· Supervizimi i stafit, ndjekja me rigorozitet e disiplinës në punë;
· Analizon rezultatet e shitjes, qarkullimin e artikujve, aktivitetet e konkurencës dhe ndryshimet në trendet dhe sjelljen e konsumatorëve;
· Merr pjesë në trajnimin, zhvillimin dhe vlerësimin e personelit të dyqanit;
· Ndjek me përpikmëri politikat dhe procedurat e kompanisë.

Kërkesat për këtë pozicion janë:


· Diplomë Universitare;
· Përvojë e mëparshme jo më pak se 2 vjecare në Retail, është domosdoshmëri
(Eksperienca në Fashion-Retail është e preferueshme);
· Të zotëroj shkëlqyeshëm gjuhën Angleze;
· Të zotërojë shumë mirë paketën MS Office (Word-Excel);
· Të jetë i orientuar drejt nevojave të klientit;
· Të shfaq aftësi të mira analitike, organizative dhe problem-zgjidhëse.

Të dhënat:


Pozicioni: Assistant Store Manager;
Vendndodhja: Tiranë;
Orari: 45 orë në javë;
Pagesa: Shumë e mirë;
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 18.08.2016.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top