• Tirane, ofroj vend pune part time Customer Service Representative

eppc kërkon Customer Service Representative për klientin e saj, kompani që i shërben suksesshëm sektorit ndërkombëtar të transportit ajror.

Customer Service Representative është përgjegjës për plotësimin e nevojave të klientëve nëpërmjet telefonit në lidhje me rezervimet/prenotimet e biletave, ankesat, oraret e fluturimeve etj, në mënyrë miqësore, etike dhe profesionale.

Përgjegjësitë Kryesore:

· Shpjegon produktet, shërbimet, cmimet, si dhe i përgjigjet pyetjeve të klientëve;
· Merr të dhënat e nevojshme të klientit si emri, adresa, mënyrat e pagesës dhe i regjistron ato në sistem;
· Dëgjon me kujdes dhe i përgjigjet nevojave dhe shqetësimeve të klientëve;
· I përgjigjet telefonatave të klientëve potencial të cilët janë njoftuar nëpërmjet reklamave të ndryshme;
· Kontakton dhe njofton klientët në lidhje me ndryshimet e orareve të fluturimeve.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

· Diplomë Universitare;
· Të zotërojë shkëlqyeshëm Gjuhën Italiane në të folur (domosdoshmëri);
· Përvojë e mëparshme pune në Customer Care dhe/Menaxhim Ankesash (përbën avantazh);
· Aftësi shumë të mira komunikimi, dëgjimi dhe negocimi;
· Të jetë bindës dhe i orientuar drejt detajeve;
· Fleksibilitet për të punuar me turne.

Të dhënat:

Pozicioni: Customer Service Representative;
Vendndodhja: Qendër, Tiranë;
Orari: 36 orë/në javë;
Pagesa: Shumë e mirë (fikse + bonuse);
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 13.07.2016.


Si të aplikoni:


Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail[SUP]-it[/SUP]: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top